☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,804 ▼0.1%
DOW 51,860 ▲0.4%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 93.82 ▲2.14%
ARI 4,190 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $82,471 ▼ -1.83% ETH $2,507 ▼ -1.53% XRP $1.3616 ▼ -4.03% SOL $107.4300 ▼ -4.39%
S&P 500 7,804 ▼0.1 % DOW 51,860 ▲0.4 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 93.82 ▲2.14 % ARI 4,190 ▼0.62 % S&P 500 7,804 ▼0.1 % DOW 51,860 ▲0.4 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 93.82 ▲2.14 % ARI 4,190 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Bota

SPANJË – Miriam González krijon partinë e re, garon në zgjedhjet e parakohshme

– Avokatja spanjolle Miriam González Durántez ka prezantuar partinë e re politike “Democracia 21”, me të cilën synon të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Spanjë, të planifikuara në 29 nëntor, sipas “Reuters”.

Partia do të garojë fillimisht, në dy zona zgjedhore, Madrid dhe Barcelonë, me synimin për t’u shtrirë në të gjithë vendin në zgjedhjet e ardhshme.

González Durántez e prezantoi nismën më 10 tetor në Madrid, duke premtuar se do të punojë për të kapërcyer ndarjet ideologjike, për të rikthyer vlerat demokratike dhe për të ulur ndikimin e politikës mbi institucionet publike.

Ajo kritikoi ndarjen e politikës spanjolle në dy blloqe të ngurta, të përfaqësuara kryesisht nga socialistët dhe Partia Popullore (PP), duke argumentuar se kjo përplasje pengon arritjen e marrëveshjeve dhe bashkëpunimin për çështjet me rëndësi për qytetarët.

Ajo u bëri thirrje spanjollëve të lënë mënjanë dallimet ideologjike dhe të bashkëpunojnë për mbrojtjen e demokracisë dhe modernizimin e vendit.

Kush është Miriam González Durántez?

González Durántez është një avokate spanjolle e specializuar në të drejtën tregtare ndërkombëtare dhe atë të Bashkimit Evropian.

Ajo është bashkëshortja e Nick Clegg, ish-zëvendëskryeministër i Britanisë së Madhe gjatë qeverisë së David Cameron, nga viti 2010 deri në vitin 2015.

Ajo themeloi organizatën bamirëse “Inspiring Girls”, e cila synon të frymëzojë vajzat dhe të zgjerojë mundësitë e tyre, si dhe drejtoi platformën qytetare “España Mejor”, përmes së cilës u angazhua për përmirësimin e funksionimit të institucioneve dhe politikave publike në Spanjë.

Me krijimin e “Democracia 21”, ajo synon të sjellë një alternativë për votuesit, që kërkojnë më shumë bashkëpunim politik dhe reforma institucionale.

Kriza e strehimit në qendër të programit

Një nga çështjet kryesore të programit të partisë së re është kriza e strehimit, e shoqëruar me rritjen e çmimeve të banesave dhe të qirave.

González Durántez ka kritikuar si qeverinë qendrore, ashtu edhe opozitën, duke i bërë përgjegjëse për mungesën e politikave të mjaftueshme për ndërtimin e banesave të përballueshme.

Ajo ka propozuar një plan kombëtar për ndërtimin e banesave dhe lagjeve të reja, si dhe masa për të lehtësuar blerjen e banesave nga të rinjtë nën moshën 35 vjeç, përmes heqjes së taksave të lidhura me strehimin.

Gjithashtu, ajo u ka bërë thirrje kryeministrit socialist Pedro Sánchez dhe liderit të Partisë Popullore, Alberto Núñez Feijóo, të negociojnë me institucionet evropiane, për përdorimin e rreth 10 miliardë eurove nga fondet e programit “Next Generation EU”, të cilat, sipas saj, kanë mbetur pa u përdorur.

Propozimi i saj është që këto para të orientohen drejt krijimit të një fondi për banesa sociale dhe të përballueshme.

Reforma institucionale dhe lufta kundër korrupsionit

Një tjetër shtyllë e programit është reforma e institucioneve publike.

González Durántez kërkon uljen me 90% të numrit të këshilltarëve politikë, forcimin e profesionalizmit në administratë dhe emërimin e promovimin e punonjësve mbi bazën e meritës dhe aftësive.

Ajo propozon gjithashtu krijimin e gjykatave të specializuara për çështjet e korrupsionit, ndryshime në mënyrën e funksionimit të organeve të drejtësisë dhe kufizimin e privilegjeve ligjore të disa funksionarëve publikë.

Në fushën e emigracionit, ajo e konsideron emigracionin një kontribut të mundshëm për vendin, por mbron të drejtën e shtetit për të përcaktuar kushtet e hyrjes dhe të qëndrimit.

Sipas saj, politikat e emigracionit duhet të kombinojnë kontrollin me integrimin dhe të kundërshtojnë retorikën ksenofobe.

Në zgjedhjet e 29 nëntorit, “Democracia 21” do të përqendrohet te Madridi dhe Barcelona. Pjesëmarrja e saj vjen në një klimë të polarizuar politike, ku çështjet e strehimit, funksionimi i institucioneve dhe marrëdhëniet mes forcave politike, janë ndër temat kryesore të debatit publik. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.