🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,598 ▲0.24%
DOW 52,256 ▲0.94%
NASDAQ 25,460 ▲0.09%
NAFTA 96.09 ▼7.71%
ARI 3,969 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,990 ▼ -1.27% ETH $2,253 ▼ -0.63% XRP $1.2383 ▼ -1.03% SOL $92.0600 ▼ -2.76%
S&P 500 7,598 ▲0.24 % DOW 52,256 ▲0.94 % NASDAQ 25,460 ▲0.09 % NAFTA 96.09 ▼7.71 % ARI 3,969 ▲1.8 % S&P 500 7,598 ▲0.24 % DOW 52,256 ▲0.94 % NASDAQ 25,460 ▲0.09 % NAFTA 96.09 ▼7.71 % ARI 3,969 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

SPANJĒ – Zjarret masive djegin 26 mijë hektarë tokë

MADRID, 20 korrik /ATSH-AA/ – Një zjarr në provincën qendrore të Spanjës Guadalajara ka djegur rreth 26 mijë hektarë dhe ka detyruar evakuimin e 28 qyteteve, duke zhvendosur rreth 1.200 persona, raportoi sot e përditshmja spanjolle “El Pais”.

“Zjarri, i cili shpërtheu të enjten në zonën e Sierra Norte të Castilla-La Mancha, është bërë zjarri më i madh i regjistruar ndonjëherë në rajon për sa i përket zonës së djegur”, tha presidenti rajonal Castilla-La Mancha, Emiliano Garcia-Page, pasi kryesoi një takim koordinues emergjent.

Perimetri i zjarrit është zgjeruar në rreth 120 kilometra ndërsa autoritetet paralajmëruan se kushtet e motit pritet të përkeqësohen sërish më vonë sot, duke rritur rrezikun e përhapjes së mëtejshme.

Autoritetet e Gardës Civile thanë se gjashtë fshatra të tjerë u evakuuan sot në mëngjes për shkak të “evolucionit të pafavorshëm” të zjarrit, duke prekur 265 banorë të tjerë. Autoritetet rajonale thanë se mbrojtja e jetëve mbetet prioritet pasi zjarrfikësit punojnë për të parandaluar që flakët të arrijnë në zonat e populluara.

Rreth 30 komunitete janë aktualisht të rrethuara nga zjarri.

Ministrja e zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit, Mercedes Gomez tha se zjarri po trajtohej kryesisht përmes operacioneve ajrore në zonat ku ekuipazhet tokësore nuk mund të hynin drejtpërdrejt te flakët.

Pjesa më e madhe e zonës së djegur shtrihet brenda parkut natyror “Sierra Norte de Guadalajara”, një zonë e njohur për pyjet, blegtorinë dhe turizmin e saj. Bizneset lokale kanë raportuar tashmë anulime nga vizitorët që planifikojnë të udhëtojnë në rajon për eklipsin diellor që pritet në gusht.

Autoritetet rajonale thanë se planifikojnë të nisin një program rikuperimi dhe restaurimi pasi zjarri të vihet nën kontroll.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.