☁️
Tiranë 13°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▲0.59%
DOW 51,858 ▼0.24%
NASDAQ 25,436 ▲1.08%
NAFTA 95.76 ▼0.73%
ARI 3,947 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,656 ▲ +0.03% ETH $2,298 ▲ +0.91% XRP $1.2787 ▲ +2.26% SOL $93.5000 ▼ -0.14%
S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,858 ▼0.24 % NASDAQ 25,436 ▲1.08 % NAFTA 95.76 ▼0.73 % ARI 3,947 ▼0.58 % S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,858 ▼0.24 % NASDAQ 25,436 ▲1.08 % NAFTA 95.76 ▼0.73 % ARI 3,947 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

SPB Tetovë: Dyshohet se ujë i ndotur është futur në rrjetin e ujësjellësit të Gostivarit

Dje (16.07.2026), rreth orës 18:20, inspektorët e Zyrës së Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar, duke vepruar sipas udhëzimeve të një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit, kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete urgjente në terren në fshatin Vërtok, për shkak të dyshimeve për ndotjen e ujit me të cilin furnizohet qyteti i Gostivarit.

Sipas njoftimit të SPB Tetovë, ekzistojnë baza dyshimi se Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi”, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, ka vendosur tre pompa në shtratin e ujërave të ndotura, përmes të cilave është futur ujë drejtpërdrejt në gypin kryesor që furnizon qytetin.

“Ky veprim dyshohet se është ndërmarrë me qëllim të rritjes së presionit në rrjet, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve të Gostivarit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale.”Ndotja e ujit të pijshëm”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 219 të Kodit Penal.

Në hetimin e këtij rasti, përveç policisë dhe prokurorisë, janë përfshirë edhe Instituti i Shëndetit Publik, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, si dhe një ekspert i licencuar, i cili do të kryejë vlerësimin profesional të sistemit të vendosur në mënyrë të kundërligjshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.