Rajoni
Srebrenicë, kryeministri serb Vuçiç goditet me gurë në fytyrë; i thyhen syzet
Mediat serbe raportojnë se kryeministri Aleksandar Vuçiç është qëlluar me gurë gjatë kohës që po vendoste lule në memorialin për viktimat e Srebrenicës.
Televizioni shtetëtor serb raporton se incidenti u shënua kur kryeministri serb po vendoste lule në memorial, dhe u shoqërua më fishkëllima.
“Një grup njerëzish filluan të hedhin gurë dhe të fyejnë. Gjatë incidenteve Vuçiç u godit me një gurë në kokë. Delegacioni i Serbisë më pas u largua përmes turmës nga Potocari”, raporton RTS.
Nga pamjet duket se kryeministri serb është qëlluar në kokë dhe i janë thyer edhe syzet.