🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.15%
DOW 52,354 ▼0.97%
NASDAQ 26,072 ▲0.24%
NAFTA 102.86 ▲3.41%
ARI 4,010 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,604 ▼ -0.03% ETH $2,406 ▲ +0.33% XRP $1.3121 ▼ -0.69% SOL $104.6500 ▲ +0.02%
S&P 500 7,652 ▼0.15 % DOW 52,354 ▼0.97 % NASDAQ 26,072 ▲0.24 % NAFTA 102.86 ▲3.41 % ARI 4,010 ▼1.25 % S&P 500 7,652 ▼0.15 % DOW 52,354 ▼0.97 % NASDAQ 26,072 ▲0.24 % NAFTA 102.86 ▲3.41 % ARI 4,010 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Politika

Stabilizimi i Gazës/Shqipëria nënshkruan marrëveshjen zyrtare me Bordin e Paqes. Nufi: Riafirmim i angazhimit tonë për vendosjen e paqes

Shqipëria ka nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

Në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë u nënshkrua edhe marrëveshja zyrtare për pjesëmarrjen e vendit tonë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.

Marrëveshja është nënshkruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe Komandanti i ISF, Gjeneral Major Jasper Jeffers.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, si dhe Ambasadori i SHBA në Tiranë, Eric Wendt.

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social në lidhje me këtë marrëveshje, ministri Nufi është shprehur se Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet për paqe e siguri.

“Si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes, garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm në Gaza”, shkruan Nufi.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.