⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 92.53 ▼1.29%
ARI 4,210 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,314 ▼ -0.07% ETH $2,499 ▼ -1.79% XRP $1.3576 ▼ -2.91% SOL $106.1600 ▼ -4.32%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.53 ▼1.29 % ARI 4,210 ▲0.46 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.53 ▼1.29 % ARI 4,210 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Kronika

Standardi “bëj siç them unë, mos bëj siç bëj unë!”! Prokurori Ols Dado thyen rregulloren e GJKKO, i bie celulari në

Prokurori i posaçëm Ols Dado ka thyer rregulloren e GJKKO, e cila parashikon ndalimin e celularëve në sallë.

Sipas GJKKO-së, rregullorja zbatohet për të gjithë, përfshirë gjyqtarët, prokurorët dhe gazetarët, por në fakt prokurori Ols Dado është lejuar me celular brenda në sallë.

Në seancë Dados i ka rënë celulari gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore sot (13 tetor), gjate procesit për kryebashkiakun Erion Veliaj. Ai e ka nxjerrë celularin nga xhepi dhe ka mbyllur thirrjen.

Por, nga treshja gjykuese Elsa Ulliri, Flora Hajredinaj dhe Besmir Stroka nuk pati asnjë reagim, duke mbajtur dy standarde. Avokatët dhe gazetarët nuk lejohen me celularë në sallë, ndërsa për prokurorët nuk ka ndalim, ndonëse e parashikon rregullorja duke e shkelur atë.

Rregullorja e gjykatës, e miratuar më 17 korrik dhe në fuqi që nga 1 shtatori, ndalon celularët në sallat e gjykimit. Avokatët e quajnë telefonin mjet pune.

Gjykata u përgjigj më 16 shtator se rregullorja nuk bie ndesh me standardet europiane dhe më pas nisi t’i gjobisë avokatët që mungojnë, me 5 mijë lekë secili. Dhoma deklaroi se do t’i mbulojë vetë gjobat.

Deri tani, kostoja e përplasjes matej me kohë: procese të shtyra, afate që zgjaten.

Me masat e sigurisë, kostoja ndryshon natyrë. Kushtetuta, në nenin 28, i jep gjykatës afate në orë, jo në javë, për të vendosur mbi lirinë e një të arrestuari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.