☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Status special për investitorë strategjik të turizmit

Lehtësi fiskale për zhvillimin e infrastrukturës turistike elitare, i adresohen investitorëve me status special.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi prezantoi sot në komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, projektligjin për një ndryshim në ligjin “Për turizmin”, ku theksoi se, “Paketa fiskale 2018 nëpërmjet paketës buxhetore parashikon lehtësira fiskale, që kanë nevojë të kenë edhe një ndryshim në ligjin për turizmin, për sa i takon statusit special për investitorët strategjik në ndërtimin e hoteleve me 4 dhe 5 yje”.

Ndryshimet në ligjin për turizmin i shërbejnë krijimit të një hapësire të re për zhvillimin e këtij sektori në vendin tonë.  “Ne duam të krijojmë në Shqipëri një infrastrukturë të munguar dhe lehtësirat fiskale paralelisht me këto ndryshime, mundësojnë sjelljen e një modeli të ri elitar të turizmit”, tha Klosi.

Ai shpjegoi se statusi special si investitorë strategjikë është paketa e cila e bën Shqipërinë realisht një pikë atraksioni për investime të mëtejshme në këtë fushë të zhvillimit të turizmit.

Politikat e qeverisë tha ai, shkojnë për nxitjen e projekteve strategjike nga investitorë potencial, në të gjitha zonat e destinuara për turizëm nga bregdeti në mal, nga jugu e deri në veri të vendit.

Ministri Klosi u ndal veçanërisht në paketën e re fiskale duke theksuar se statusin special të investitorit strategjik, me taksa 0 për disa vjet e fitojnë ata investitorë të cilët kanë kontrata me operatorë të nivelit të 4 dhe 5 yjeve dhe jo ato kompani të cilat ndërtojnë për të shitur. Ai siguroi deputetët e pranishëm në komision por edhe opinionin publik se ky status do të shkojë vetëm për resorte dhe hotele të destinuara për turizëm.   Pra statusin e investitorëve strategjikë specialë do ta përfitojnë vetëm ata që do të kryejnë investime në zona me  me përparësi zhvillimi turizmi pra në zona ku ne mendojmë se duhet të zhvillohet turizmi.

Turizmi prodhon ekonomi, mirëqënie e punësim, prandaj paketa e qeverisë për këtë sektor vjen e plotë dhe është biznes i munguar që vihet në lëvizje me këtë paketë, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.