Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 11 September 2026
S&P 500 7,675 ▲1.1%
DOW 52,673 ▲1.17%
NASDAQ 26,408 ▲1.25%
NAFTA 99.75 ▼2.66%
ARI 4,406 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,856 ▲ +0.79% ETH $2,578 ▲ +4.95% XRP $1.3727 ▲ +1.17% SOL $102.3200 ▲ +2.52%
S&P 500 7,675 ▲1.1 % DOW 52,673 ▲1.17 % NASDAQ 26,408 ▲1.25 % NAFTA 99.75 ▼2.66 % ARI 4,406 ▼0.02 % S&P 500 7,675 ▲1.1 % DOW 52,673 ▲1.17 % NASDAQ 26,408 ▲1.25 % NAFTA 99.75 ▼2.66 % ARI 4,406 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Arte

Sterjo Spasse, prozatori modern i letrave shqipe

112 vjet më parë, në Gollomboç, lindi shkrimtari i shquar Sterjo Spase (1914-1989).

Sterjo Spasse është një nga autorët më në zë në letrat shqipe pas viteve `30, prozator me kontribute të spikatura. Romani “Pse?”, i botuar në vitin 1935, mbahet si romani i parë filozofik i shkruar në Shqipëri, në gjuhën shqipe.

Letërsia e tij zë fill që nga vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Kjo ishte një periudhë në të cilën shkrimtari Sterjo Spasse u dallua me krijimet e veta, sidomos në fushën e tregimit dhe atë të romanit. Spasse është konsideruar si një prozator emblematik i atyre viteve, duke u larguar nga tematika e zakonshme e romaneve të kohës për të shenjuar dhe një tipologji të re të rrëfimit në historinë e prozës, të romanit shqip, duke e shpënë llojin letrar drejt modernizmit.

Veprimtaria letrare e shkrimtarit Sterjo Spasse është e shumëllojshme. Shkroi punime pedagogjike, tekste shkollore, u mor me përkthime, shkroi artikuj të ndryshëm, monografi, tregime, romane, etj.

Botoi katër përmbledhje tregimesh: “Kurorë rinie” (1934), “Në krahët e një femre” (1934), “Nusja pa duvak” (1944) dhe “Të fala nga fshati” (1958) si dhe dhjetë romane: “Nga jeta në jetë – Pse!?” më 1935 – që mbahet si kryevepra e tij, “Afërdita” (1944), “Ata nuk ishin vetëm” (1952), “Afërdita përsëri në fshat” (1954), “Buzë liqenit” (1965), “Zjarre…” (1972), “Zgjimi” (1973), “Pishtarë” (1975), “Ja vdekje ja liri” (1978), dhe “Kryengritësit” (1983).

Redaksia e botimeve “Rilindja” i botoi në vitin 1968 një komplet veprash në tetë vëllime, ndërsa herë pas here ka botuar vepra të ndryshme. Më 1980-1985 iu botuan po ashtu në Tiranë botimi integral “Vepra”, me nëntë vëllime. Në vitin 1980 iu përkthye në anglisht romani “Zgjimi”. U nda nga jeta në vitin 1989, ndërsa shtëpia e tij, në Pustec, është restauruar dhe kthyer në muze.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.