🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,046 ▲ +0.63% ETH $1,884 ▲ +0.89% XRP $1.0021 ▲ +0.07% SOL $75.4800 ▲ +0.31%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Stoltenberg: Dera e NATO-s është e hapur, nga Maqedonia varet nëse do të hyjë

Dera e NATO-s është e hapur, anëtarësimi është i arritshëm. Për disa javë keni referendum për marrëveshjen e emrit. Ardhmëria juaj është në duart e juaja, derisa ne ju presim në NATO. Kjo është mundësi që paraqitet njëherë në jetë – të bëheni anëtare e bashkësisë ndërkombëtare me të gjitha përfitimet të cilat ajo i bart me vete.

Këtë e tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dje në Shkup në një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Zoran Zaev.

Marrëveshja e Prespës e hap rrugën e Maqedonisë deri në anëtarësimin në NATO dhe BE, i shkroi presidenti amerikan Donald Tramp kolegut të tij nga Maqedonia Gjorge Ivanov, me rastin e Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatori.

“Maqedonia ka shumë arsye sivjet të jetë krenare. Marrëveshja historike e Prespës e zgjidh kontestin shumëvjeçar të emrit me Greqinë dhe e hap rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do t’i përforcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në tërë rajonin. SHBA-ja është e gatshme ta mbështesë Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet në vijim për anëtarësimin Tuaj në NATO. U dëshiron çdo të mirë qytetarëve të Maqedonisë në këtë ditë të veçantë”, ka shkruar Tramp në urimin, e publikuar dje nga Ambasada amerikane në Shkup.

Kryeministri Zaev në takimin me Stoltenberg, tha se NATO-ja dhe BE-ja janë përcaktim strategjik i Maqedonia dhe nga kjo nuk ka tërheqje dhe theksoi se është i bindur se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe se do të arrihet censusi i nevojshëm.

“Siç po afrohet 30 shtatori, dita historike për Maqedoninë, gjithnjë e më shumë nuk kam arsye për të menduar ‘çka nëse’. Nuk ka çka nëse’. Unë jam i bindur se referendumi do të ketë sukses, sepse një shumicë e madhe do të votojë ‘pro’ dhe se censusi do të tejkalohet dukshëm dhe për këtë më nuk kam dilemë”, tha Zaev.

Edhe njëherë u bëri thirrje të gjithëve në Maqedoni të qëndrojnë së bashku për realizimin e interesave strategjike të vendit.

Njeriu i parë i Aleancës dje u takua me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanovin, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, si edhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.