MaqedoniaRajoni

Stoltenberg: Maqedonia si asnjëherë më parë afër NATO-s

Sekretari i pergjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në Shkup: Ne dëshirojmë të jeni pjesë e familjes, por ka shumë punë. Kreu i NATOS përmendi si një nga sfidat edhe zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Sekretari i pergjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në fjalimin e tij para deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë, tha, se Maqedonia para nëntë muajsh ishte një shtet jostabil ndërsa tani është shëndruar në një shtet të mundësive. Maqedonia ka shumë sfida dhe NATO është e gatshme ta përkrahë vendin në kalimin e tyre. Aleanca dëshiron ta shohë Maqedoninë se si afrohet në integrimin në strukturat euroatlantike. Ai para deputetëve përsëriti qëndrimin, se për Maqedoninë ka vend në NATO.

“Ka vend për flamuj të ri përpara selisë në NATO. Ne dëshirojmë të jeni pjesë e familjes, por ka shumë punë. Këtu para së gjithash mendoj për çështjen e emrit kushtetues me Republikën e Greqisë”, ka thënë  Stoltenberg.
Është mirë të jeni ambicioz, por është e rëndësishme që të jeni edhe real. Duhet edhe shumë punë për t’u bërë, kjo nënkupton edhe zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Kjo është një çështje që e rëndon këtë vend dhe rajonin tanimë një kohë të gjatë. Prej këtu përshëndes vullnetin e kësaj qeverie për përkushtimin për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Në Nju Jork u bë edhe një hap i madh, jam i inkurajuar për hapat e ndërmarrë dhe ju inkurajoj që të shkoni para. Megjithatë anëtarësimi në NATO është më shumë se zgjidhja e çështjes së emrit. Anëtarësimi në NATO kërkon edhe përmbushjen e reformave”, deklaroi Jens Stoltenberg.

Ai po ashtu foli edhe për miratimin e Ligjit për gjuhët. “Miratimi i Ligjit për gjuhët ishte hap i rëndësishëm. E vërejmë avancimin në sferën e përgjegjësisë dhe transparencës. Reformat në gjyqësor duhet të vazhdojnë. Të gjithë kanë përgjegjësi. Jo vetëm të sillen ligje, por edhe të jeni vend i lirë dhe demokratik, ku do të respektohet e drejta. Këtu rol ka edhe opozita. Është mirë të tregoni marrëdhënie të mira me fqinjët”, u shpreh Stoltenberg.

Zaev: Do të bëjmë çështë e mundur që ky vit të jetë historik për Maqedoninë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev vizitën e Stoltenbergut e vlerëson si përkrahje dhe frymëzim të fuqishëm që ky vit të jetë historik për Maqedoninë dhe rajonin sa i përket proceseve eurointegruese. “Ne jemi të gatshëm të punojmë për këtë qëllim. Maqedonia i meriton përfitimet euroatlantike, ndaj krijuam kushte për zgjidhjen reale të problemit me emrin, që është një ndër kushtet kryesore për anëtarim në strukturat euroatlantike”, u shpreh kryeministri Zaev.

“Përmbushja e qëllimit tonë strategjik që Maqedonia të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s është e një rëndësie të madhe jo vetëm për vendin por edhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Na nevojitet inkurajim dhe mbështetje që të mund të dërgojmë porosi se ai qëllim është i realizueshëm, theksoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg vlerësuan, se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i Maqedonisë dhe Aleancës janë në nivel të lartë dhe theksuan kontributin e Armatës së Maqedonisë në kuadrin e misioneve paqësore ndërkombëtare. “Maqedonia me paqësorët e saj, vazhdimisht i ndan vlerat dhe obligimet e Aleancës, ndaj është e patjetërsueshme që sa më shpejtë t’i ndajmë edhe përfitimet që sjell anëtarësimi”, tha presidenti Ivanov.

Gjatë fjalimit të Stoltenbergut në Parlament, para godinës së legjislativit u mbajtën protesta. Protestuesit mbanin në duar parulla kundër anëtarësimit në NATO, kundër luftërave, siç thonë për përfitime. Ata brohorisnin kundër NATO-s, “NATO terorrist”, “NATO fashist”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button