☁️
Tiranë 14°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 85.29 ▼0.5%
ARI 3,859 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $65,256 ▲ +0.56% ETH $1,827 ▲ +0.36% XRP $0.9560 ▼ -1.22% SOL $71.6800 ▼ -0.44%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 85.29 ▼0.5 % ARI 3,859 ▲0.15 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 85.29 ▼0.5 % ARI 3,859 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
17 Nën 2026
Breaking
Kosova

Stradner ironizon ashpër Vuçiqin: Do ta çmontoja gjithë strukturën e kalbur të inteligjencës serbe dhe do ta ndërtoja nga fillimi

Ekspertja amerikane e çështjeve të sigurisë dhe Ballkanit, Ivana Stradner, ka reaguar ndaj pretendimeve që, sipas saj, po përhapen nga regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se ajo është kandidatja e ardhshme për ministre të Punëve të Jashtme të Serbisë.

Në një reagim në platformën X, Stradner ka ironizuar këto pretendime, duke thënë se Vuçiqi publikisht e ka akuzuar atë se paguhet nga Qeveria amerikane dhe e ashtuquajtura “Shteti i Thellë” për ta sulmuar atë, ndërsa mediat ruse, sipas saj, e kanë paraqitur si operatore të inteligjencës amerikane.

“Unë jetoj pa pagesë në kokën e Vuçiqit. Regjimi i Vuçiqit po përhap gënjeshtra se jam ministrja e ardhshme e Jashtme e Serbisë. Vuçiqi publikisht ka thënë se paguhem nga Qeveria amerikane dhe ‘Shteti i Thellë’ për ta sulmuar atë, ndërsa mediat ruse me sa duket më kanë promovuar në operatore të inteligjencës amerikane. Çfarë CV-je!”, ka shkruar ajo.

Stradner ka thënë me ironi se nuk synon të bëhet ministre e Jashtme e Serbisë, duke argumentuar se nuk do të dëshironte një pozitë ku puna kryesore do të ishte pjesëmarrja në fotografi diplomatike dhe paraqitja pranë flamujve.

Ajo ka deklaruar se e vetmja pozitë shtetërore që do ta konsideronte në Serbi do të ishte drejtimi i shërbimit inteligjent, me synimin për ta shpërbërë strukturën ekzistuese, për ta rindërtuar atë nga fillimi dhe për t’u vënë pas rrjeteve kriminale dhe grupeve të krimit të organizuar.

“Praktikisht, për ta përfunduar punën që Zoran Gjingjiq nuk arriti ta përfundonte”, ka shkruar Stradner, duke iu referuar ish-kryeministrit serb, i cili u vra në vitin 2003.

Në pjesën e fundit të reagimit të dukshëm në postimin e saj, Stradner ka përmendur se një pengesë serioze për realizimin e një misioni të tillë do të ishte jeta e saj në Kaliforni, ku, siç shkruan ajo, shijon problemet e botës së parë, pilotët dhe diellin./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.