⛅
Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,695 ▲0.05%
DOW 52,359 ▲0.76%
NASDAQ 26,303 ▼0.48%
NAFTA 98.75 ▲0.21%
ARI 4,152 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,900 ▼ -0.35% ETH $2,403 ▼ -0.09% XRP $1.3052 ▲ +0.25% SOL $104.7400 ▲ +0.34%
S&P 500 7,695 ▲0.05 % DOW 52,359 ▲0.76 % NASDAQ 26,303 ▼0.48 % NAFTA 98.75 ▲0.21 % ARI 4,152 ▼0.2 % S&P 500 7,695 ▲0.05 % DOW 52,359 ▲0.76 % NASDAQ 26,303 ▼0.48 % NAFTA 98.75 ▲0.21 % ARI 4,152 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Bota

STRASBURG – Kallas paralajmëron për krizë të re globale ushqimore

STRASBURG, 20 tetor /ATSH-DPA/- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas ka paralajmëruar për rrezikun e një krize të re globale ushqimore, ndërsa sulmet ruse ndaj rrugëve të eksportit të produkteve ushqimore të Ukrainës në rajonin e Detit të Zi po intensifikohen.

“Sistemi global ushqimor po përballet me një kombinim të rrezikshëm faktorësh, që mund të shkaktojnë një krizë të madhe”, deklaroi sot Kallas, gjatë një fjalimi para eurodeputetëve në Strasburg të Francës.

Sipas saj, thatësirat në të dyja hemisferat e Tokës, konflikti në Lindjen e Mesme dhe fenomeni klimatik “El Niño” me intensitet jashtëzakonisht të lartë, përbëjnë rreziqe për furnizimin botëror me ushqime. Këtyre faktorëve u shtohen edhe sulmet ruse ndaj eksporteve ushqimore të Ukrainës.

“Rusia po sulmon infrastrukturën bujqësore të Ukrainës, portet në Detin e Zi dhe në Danub, pikat e kalimit kufitar, objektet e eksportit, anijet dhe rrugët detare të transportit, si dhe po shkatërron depot e magazinimit të drithërave”, tha Kallas para Parlamentit Evropian.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në rajonin e Detit të Zi, Kallas tha se gjashtë sulme me dronë, që dyshohet se janë kryer nga Rusia brenda dhjetë ditësh, përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm dhe të papranueshëm.

“Çmimet botërore të grurit, janë aktualisht në nivelin më të lartë që nga shkurti i vitit 2023, pavarësisht se rezervat globale janë më të mëdha se në vitet e mëparshme”, tha ajo.

Kallas theksoi se Ukraina është një nga eksportuesit më të rëndësishëm të produkteve bujqësore në botë.

“Rreth 90% e produkteve të saj transportohen përmes Detit të Zi. Për përmirësimin e situatës, duhet të zgjerohen rrugët alternative për eksportin e produkteve ukrainase”, tha Kallas.

Ajo kërkoi gjithashtu forcimin e mbikëqyrjes dhe të mbrojtjes nga kërcënimet ajrore dhe detare, si dhe vijimin e nismave diplomatike në bashkëpunim me vende si Turqia dhe India. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.