🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 73.54 ▼0.43%
ARI 4,130 ▼1.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,364 ▼ -3.99% ETH $1,657 ▼ -6.31% XRP $1.1055 ▼ -3.84% SOL $69.0800 ▼ -7.09%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.54 ▼0.43 % ARI 4,130 ▼1.73 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 73.54 ▼0.43 % ARI 4,130 ▼1.73 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Kronika

Strasburgu i jep të drejtë Ferdinand Elezit: Gjykata Europiane rrëzon shkarkimin nga vetingu

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, ka marrë vendimin për të rrëzuar shkarkimin nga vetingu të ish-prokurorit Ferdinand Elezi.

Në përballjen e tij ligjore me shtetin shqiptar, Strasburgu u shpreh se pasi ka shqyrtuar të gjitha dokumentacionet dhe pretendimet e palëve, konstatoi se shkarkimi i Elezit nga procesi i vetingut ka qenë i padrejtë.

Në vendimin e publikuar më 23 qershor 2026, gjykata ka dalë në përfundimin se largimi i Elezit nga sistemi i drejtësisë nuk ishte një masë e nevojshme në një shoqëri demokratike dhe se autoritetet shqiptare nuk kishin arritur të provonin proporcionalitetin e vendimit të tyre.

Sipas gjykatës, ish prokurori kishte kaluar me sukses kontrollin e figurës dhe profesionalizmit dhe nuk mund të largohej nga sistemi vetëm për gabime metedologjike serioze të të ardhurave.

Përveç konstatimit të shkeljes, gjykata urdhëroi shtetin shqiptar të dëmshpërblejë ish prokurorin për dëmin moral që i ka shkaktuar si dhe shpenzimet gjyqësore.

Me vendimin e sotëm, Strasburgu i hap rrugë Elezit për rikthimin në sistemin e drejtësisë, duke rihapur procesin e vetingut dhe rishqyrtimin e çështjes së tij në përputhje me standardet e vendosura.

Fitorja e Elezit në Strasburg vjen nga instanca më e lartë europiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ngre pikëpyetje mbi proporcionalitetin e disa vendimeve të marra gjatë procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.

Kush është Ferdinand Elezi?

Ferdinand Elezi ka lindur më 12 nëntor 1968 në Peqin.

Ai është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ndërsa më pas ka përfunduar studimet Master Shkencor dhe Doktoraturën në të njëjtin universitet.

Karriera e tij në sistemin e drejtësisë nisi në vitin 1997 si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Durrësit.

Në vitin 1999 u emërua drejtues i Prokurorisë së Kavajës, detyrë që e mbajti deri në vitin 2003.

Më pas ai drejtoi Prokurorinë e Durrësit, ndërsa nga viti 2005 deri në vitin 2006 shërbeu si drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Nga korriku i vitit 2006 deri në nisjen e procesit të vetingut, Elezi ushtroi funksionin e drejtuesit dhe prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Gjatë karrierës së tij, ai është vlerësuar maksimalisht në vlerësimet periodike profesionale, gjithashtu ka shërbyer mbi 10 vite si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë si dhe mban gradën profesor i asociuar dhe doktor i shkencave.

Më 9 prill 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e tij nga detyra ku vendimi u la në fuqi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 30 shtator 2020.

Pas gati gjashtë vitesh betejë ligjore, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka arritur në përfundimin se masa e shkarkimit ishte joproporcionale, duke i dhënë të drejtë ish-prokurorit Ferdinand Elezi në një nga vendimet më të rëndësishme të Strasburgut për procesin shqiptar të vetingut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.