Street Festival në Pazarin e Ri, prezantohen projektet dhe nismat gjermane në Shqipëri
Në kuadër të Javës Kulturore Gjermane 2026, sot u zhvillua në Pazarin e Ri në Tiranë “Street Festival”, një aktivitet që mblodhi në një hapësirë të përbashkët projekte dhe nisma të ndryshme të Gjermanisë në Shqipëri.
Panairi prezantoi iniciativa në fusha të ndryshme, përfshirë atë ekonomike, sociale dhe kulturore, duke sjellë më pranë publikut aktivitetet dhe kontributin e aktorëve gjermanë në Shqipëri.
Pjesëmarrësit patën mundësi të njiheshin me projekte, organizata dhe iniciativa që zhvillohen në bashkëpunim mes institucioneve dhe partnerëve gjermanë e shqiptarë.
“Street Festival” synoi të paraqesë në mënyrë të drejtpërdrejtë aktivitetin e “Team Germany” në Shqipëri, duke krijuar një hapësirë informimi, komunikimi dhe bashkëpunimi me qytetarët.
Aktiviteti u shoqërua edhe me elemente të kulturës dhe gastronomisë gjermane, duke e kthyer Pazarin e Ri në një pikë takimi mes publikut shqiptar dhe kulturës gjermane.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.