☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 97.03 ▲1.02%
ARI 4,435 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,255 ▼ -0.6% ETH $2,467 ▼ -1.11% XRP $1.3933 ▼ -2.07% SOL $101.3500 ▼ -2.34%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.03 ▲1.02 % ARI 4,435 ▼0.57 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.03 ▲1.02 % ARI 4,435 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
10 Sep 2026
Breaking
Politika

Strukturat drejtuese të Partisë Demokratike/ Noka rikonfirmon postin, Bajaziti, Këlliçi dhe Kedhi nënkryetarët e rinj

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese, pas votimit të zhvilluar në Këshillin Kombëtar, i cili zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm (16 korrik). Në përfundim të procesit u zgjodhën tre nënkryetarët e rinj të partisë, Sekretariati i ri dhe Komisioni i Apelimit.

Flamur Noka është rikonfirmuar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm, duke ruajtur një nga funksionet kryesore në drejtimin e Partisë Demokratike. Noka ishte në garë me Saimir Koreshin dhe fitoi postin e numrit dy të selisë blu me 184 vota, kundrejt 84 votave që mori rivali i tij.

Gjithashtu, për postin e nënkryetarit, me 193 vota janë zgjedhur Erisa Bajaziti, Belind Këlliçi dhe Nikola Kedhi. Për postin e Sekretarit Organizativ, Këshilli Kombëtar votoi Klevis Balliun, ndërsa Andi Mustafaj u zgjodh Sekretar për Burimet Njerëzore. Marash Logu do të mbajë postin e Sekretarit për Çështjet Ligjore, ndërsa Sekretariatin për Marrëdhëniet me Publikun do ta drejtojë Viola Kapedani.

Këshilli Kombëtar votoi gjithashtu emrat e rinj për Komisionin e Apelimit, Sekretariatin për Pushtetin Lokal, të Përndjekurit Politikë, Diasporën dhe të Drejtat e Njeriut, post ky që do të drejtohet nga Franc Nuri.

Në proces bie në sy përfaqësimi i të rinjve. Tre nënkryetarët e rinj janë nën moshën 35 vjeç, por pjesë e lidershipit të partisë, ndërsa 13 nga 15 anëtarët e zgjedhur në Sekretariatin e Partisë janë për herë të parë pjesë edhe e Kryesisë.

/RTSH/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.