☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,552 ▼2.19%
DOW 51,679 ▼1.27%
NASDAQ 25,303 ▼3.37%
NAFTA 103.98 ▲1.94%
ARI 3,887 ▼3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,441 ▼ -5.44% ETH $2,227 ▼ -4.38% XRP $1.2400 ▼ -3.34% SOL $94.2000 ▼ -6.07%
S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 % S&P 500 7,552 ▼2.19 % DOW 51,679 ▼1.27 % NASDAQ 25,303 ▼3.37 % NAFTA 103.98 ▲1.94 % ARI 3,887 ▼3.57 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Kronika

Stuhi e fortë në Korçë, Stuhi e fortë në Korçë, era rrëzon pemët në bulevard! Breshëri dëmton të mbjellat në Dev

Moti i keq ka përfshirë pasditen e së premtes qarkun e Korçës, duke shkaktuar dëme në bujqësi në Devoll dhe probleme në qytetin e Korçës si pasojë e erërave të forta.

Në bashkinë Devoll, stuhia e shoqëruar me reshje të dendura breshëri ka goditur veçanërisht fshatrat Braçanj dhe Zicisht. Sipas informacioneve paraprake, janë dëmtuar sipërfaqe të mbjella me misër, fasule dhe zarzavate, ndërsa fermerët po vlerësojnë pasojat e shkaktuara nga breshëri.

Në orët në vijim pritet që grupet e Emergjencave Civile dhe specialistët e bujqësisë të dalin në terren për të verifikuar shkallën e dëmeve dhe për të hartuar raportin zyrtar.

Në qytetin e Korçës, erërat e forta rrëzuan një pemë në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, duke rrezikuar kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve që ndodheshin në zonë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Bashkisë Korçë, të cilat po punojnë për largimin e pemës dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Stuhia ka përfshirë të gjithë juglindjen e vendit, duke u shoqëruar me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër në disa zona.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.