Stuhi, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, humbin jetën 15 persona në Kinë. Mijëra të evakuar
Stuhitë dhe shirat e rrëmbyeshëm që goditën disa pjesë të Kinës kanë shkaktuar të paktën 15 vdekje dhe qindra të plagosur, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre.
Kina qendrore u godit nga stuhi dhe erëra të forta teksa autoritetet raportuan 11 vdekje dhe një person të zhdukur.
Katër persona kanë vdekur dhe tetë janë të zhdukur në Guangxi, ku kanë ndodhur reshje ekstreme shiu dhe përmbytje dhe ku më shumë se 50,000 qytetarë janë evakuuar urgjentisht nga shtëpitë e tyre.
Fatkeqësitë natyrore të këtij lloji janë tragjikisht të zakonshme në Kinë, veçanërisht në verë, kur disa zona goditen nga reshje të dendura shiu, ndërsa të tjerat mbyten për shkak të valëve të të nxehtit.
Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje që të bëhet gjithçka në operacionet e kërkim-shpëtimit që janë në vazhdim.
“Duhet bërë gjithçka për të organizuar urgjentisht operacionet e shpëtimit, për të ofruar kujdes për të plagosurit dhe për të strehuar të prekurit, si dhe për të kryer punë efektive parandaluese”, theksoi ai.
Shkencëtarët paralajmërojnë se intensiteti dhe frekuenca e ngjarjeve ekstreme të motit në shkallë globale do të përkeqësohet në mënyrë progresive, ndërsa planeti mbinxehet për shkak të emetimeve të gazrave nga djegia e lëndëve djegëse fosile.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.