☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.39 ▼3.58%
ARI 3,920 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,372 ▲ +0.72% ETH $2,294 ▲ +1.27% XRP $1.2550 ▲ +0.13% SOL $95.0000 ▼ -0.59%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.39 ▼3.58 % ARI 3,920 ▲0.53 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.39 ▼3.58 % ARI 3,920 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

SUEDI – Kryeministri Kristersson jep dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje

STOKHOLM, 17 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri suedez, Ulf Kristersson ka njoftuar dorëheqjen pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, të cilat konfirmuan fitoren e opozitës së krahut të majtë.

Kristersson ia dorëzoi letrën e dorëheqjes kryetarit të parlamentit.

Në deklaratën e tij, ai tha se rezultati i zgjedhjeve e ka bërë më të ndërlikuar formimin e një qeverie të re.

Sipas tij, deklaratat e ndryshme të partive politike përpara zgjedhjeve mund të vështirësojnë krijimin e koalicioneve të mundshme.

Kristersson bëri thirrje për “hapje konstruktive” nga të gjitha partitë.

Ai theksoi se tani duhet të zhvillohen bisedime me të gjitha forcat politike për të gjetur zgjidhje dhe për të krijuar kushtet për një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale.

Rezultatet paraprake u konfirmuan sot pasi u numëruan edhe votat e fundit të dërguara me postë.

Rezultati përfundimtar pritet të shpallet gjatë fundjavës.

Katër partitë që mbështesin Socialdemokratët dhe ish-kryeministren Magdalena Andersson siguruan 176 nga 349 vendet në parlament, duke marrë një shumicë të ngushtë.

Socialdemokratët dolën partia më e madhe, me rreth 28% të votave.

Formimi i qeverisë së re do të varet tani nga negociatat që do të zhvillohen nën drejtimin e kryetarit të parlamentit.

Qeveria në largim e Kristersson përbëhej nga Partia e Moderuar, Demokristianët dhe Liberalët.

Së bashku me Demokratët e Suedisë, një parti e krahut të djathtë, ky kamp siguroi 173 vende në parlament. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.