Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 17 April 2026
S&P 500 7,041 ▲0.26%
DOW 48,579 ▲0.24%
NASDAQ 24,103 ▲0.36%
NAFTA 87.77 ▼3.73%
ARI 4,822 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $75,562 ▲ +1.36% ETH $2,354 ▲ +0.81% XRP $1.4468 ▲ +2.76% SOL $88.2300 ▲ +3.75%
S&P 500 7,041 ▲0.26 % DOW 48,579 ▲0.24 % NASDAQ 24,103 ▲0.36 % NAFTA 87.77 ▼3.73 % ARI 4,822 ▲0.29 % S&P 500 7,041 ▲0.26 % DOW 48,579 ▲0.24 % NASDAQ 24,103 ▲0.36 % NAFTA 87.77 ▼3.73 % ARI 4,822 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
17 Apr 2026
Breaking
Europa

Sulmet mbi Ukrainë, Rumania denoncon shkeljen e hapësirës ajrore nga një dron rus

Pas sulmit të dhunshëm rus të së enjtes ndaj disa qyteteve në Ukrainë, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën rreth 100, sistemet radar të Rumanisë zbuluan gjatë natës një dron që kishte shkelur hapësirën ajrore kombëtare gjatë një ofensive të Federatës Ruse kundër Ukrainës fqinje, përpara se të humbeshin gjurmët e tij në juglindje të fshatit kufitar Chilia Veche. Këtë e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Bukuresht.

Rumania, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndan me Ukrainën një kufi tokësor prej 650 kilometrash dhe është përballur disa herë me shkelje të tilla nga dronët, si dhe me rënien në territorin e saj të fragmenteve të mjeteve fluturuese, që kur Rusia ka filluar të godasë portet ukrainase në Danub, të vendosura pranë kufirit rumun.

Ministria e Mbrojtjes në Bukuresht i ka dënuar ashpër veprimet e Federatës Ruse, duke i cilësuar ato si “një kërcënim për sigurinë rajonale dhe një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare”. Autoritetet ushtarake rumune kanë njoftuar se një ekip do të dërgohet për të kryer verifikime në zonën ku u konstatua kalimi i dronit.

Gjatë natës, forcat ruse të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar 62 dronë ukrainas. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: “Natën e kaluar u penguan përpjekjet e regjimit të Kievit për të kryer sulme terroriste duke përdorur 62 dronë të tipit ajror kundër objektivave në territorin e Federatës Ruse”, thuhet në njoftim.

The post Sulmet mbi Ukrainë, Rumania denoncon shkeljen e hapësirës ajrore nga një dron rus appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.