☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.62 ▼0.24%
ARI 4,584 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $74,728 ▲ +7.44% ETH $2,360 ▲ +4.31% XRP $1.2930 ▲ +16.38% SOL $88.5800 ▲ +4.2%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.62 ▼0.24 % ARI 4,584 ▲0.27 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.62 ▼0.24 % ARI 4,584 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Politika

Sulo: Protesta sot, kundër sistemit

Analisti Arion Sulo ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se protesta e nisur nga qytetarët është një protestë kundër sistemit.

Sulo u shpreh se askush nuk e besonte apo parashikonte që protesta e së shtunës dhe e dielës së parë do të merrte përmasa kaq të mëdha.

“Filloi në kryeqytet menjëherë pas ngjarjes së Zvërnecit, incidentit me dhunën ndaj banorit të zonës, Eduard Subashit. Askush nuk e parashikonte se do të arrinte këtë nivel”, tha Sulo.

Sipas tij, megjithatë, shenjat e para ishin të dukshme që në fillim.

“Përnjëherësh u mblodhën më shumë se numri kritik i një proteste të vogël. Befasia ishte e madhe për kolegët, për opinionin publik, për vëzhguesit e politikës dhe komentuesit. Të gjithë janë të surprizuar, përveç atyre rinjve që janë aty”, theksoi ai.

Arion Sulo vuri në dukje se këto protesta treguan se shqiptarët nuk ndryshojnë nga europianët dhe nga pjesa tjetër e botës.

“Nuk janë njerëz që ulin kokën për shumë kohë, që kërrusin kurrizin dhe nuk reagojnë ndaj padrejtësive. Unë them pas 10-13 vjetësh, por shumë thonë pas 30 vjetësh. Është normale”, u shpreh ai.

Ai vërejti se kaosi dhe eklektizmi i ditëve të para tashmë është sfumuar.

“Dhe ajo që shikoj sot në protestë është që ai kaos i ditëve të para, ai eklektizëm i ditëve të para – ku dalloheshin qartë ekstremi i majtë, ekstremi i djathtë, nacionalistët, për shembull bashkimi i trojeve shqiptare, Çamëria apo axhendat me bazë gjinore – tani janë sfumuar. I ka sfumuar masa e madhe, numrat e mëdhenj”, tha Sulo.

Sulo theksoi se protesta evoluar dukshëm dhe se është bërë e madhe dhe më politike.

“Ato grupe, ato ngjyrime janë sërish aty – është Arlind Qori, ta zëmë, këto partitë e vogla, ambientalistët sigurisht që e kanë nisur – por ti kur i drejtohesh protestës sot, ti i thua: protestë kundër sistemit, protestë kundër qeverisë. Domethënë, ata kërkojnë dorëheqje të establishmentit, të klasës politike, Rama e Berisha në burg.

Po, qeveria të japë dorëheqjen. Kjo është protesta sot. Kështu e shikoj unë që ka evoluar. Është bërë më politike. Sigurisht është bërë më e madhe. Duke u bërë më e madhe, bëhet shumë më politike.

Ka një raport të drejtpërdrejtë dhe ka fituar mbështetjen e gjithë mediave ndërkombëtare. Ky është një plus shumë i madh për të. I ka ardhur interesi i gjithë mediave ndërkombëtare, sepse e kanë kthyer ngjarjen e Tiranës si simbolin e reagimit”, deklaroi më tej Sulo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.