Surprizë tek Egnatia para Europës, ndryshimi sjell lajmin e mirë te kampionët
Egnatia vendosi një çmim simbolik prej 200 lekësh në sfidën e Europës ndaj Linkoln Red Imps. Kjo ofertë u bë një rast i pazakontë, teksa dihet rëndësia e sfidës në “Air Albania”. Surpriza ka dhënë frytet e saj, pasi shitja e biletave ka ecur me ritme të kënaqshme për sfidën në Tiranë.
Për më tepër, sektorët prapa porte u bllokuan. Kështu biletat me 200 lekë po blihen në sektorët E që është tribuna ballore, ndryshe “Tribuna Panajot Pano”.
Biletat nuk po shiten vetëm fizikisht në stadiumin “Air Albania”. Ato mund të sigurohen në Rrogozhinë, Lushnjë dhe Kavajë ndër të tjerë.
Ndeshja vlen për raundin e katërt të Ligës së Konferencës. Kampionët e drejtuar nga Nevil Dede llogarisin vetëm fitore, teksa ndodhen në kuotën e 2 pikëve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.