🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 15 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,748 ▼ -2.12% ETH $1,805 ▼ -2.89% XRP $0.9578 ▼ -2.71% SOL $71.3900 ▼ -3.83%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
15 Nën 2026
Breaking
Kosova

“Gjithmonë-përjetësisht me Çlirimtarët”, Kilaj niset për në Hagë – më 17 nëntor pret vendimin e Speciales

Isni Kilaj është nisur sot drejt Hagës, ku më 17 nëntor pritet të shpallet aktgjykimi në rastin gjyqësor ku ai është njëri nga të akuzuarit, së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe tre të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kilaj ka bërë të ditur se pret drejtësi, duke shprehur njëkohësisht mbështetjen e tij për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot po nisem për në Hagë! Më 17 nëntor e kemi verdiktin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pres drejtësi! Sido që të jetë, gjithmonë-përjetësisht do të jem me Çlirimtarët!”, ka shkruar Kilaj.

Rasti ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit ka të bëjë me pretendimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se gjatë periudhës nga prilli deri në nëntor të vitit 2023 kanë tentuar të ndikojnë në dëshmitë e dëshmitarëve të Prokurorisë, përmes ndërhyrjeve në proceset gjyqësore dhe zbulimit të informacioneve konfidenciale.

Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe për vepra që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë. Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Procesi gjyqësor ka nisur më 27 shkurt 2026, ndërsa deklaratat përmbyllëse janë mbajtur nga 10 deri më 14 shtator të këtij viti.

Dhomat e Specializuara kanë caktuar 17 nëntorin, në orën 10:00, për shpalljen e aktgjykimit në këtë rast. Seanca do të jetë publike dhe do të transmetohet online në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.