Rajoni
Ta Nea”: 200.000 fëmijë të imigrantëve do të marrin shtetësi greke
Rreth 200.000 fëmijëve të imigrantëve që jetojnë në Greqi do të mund të marrin shtetësi greke në bazë të propozim-ligjit të ri të përgatitur nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëri të ditur gazeta athinase “Ta Nea”.
Me Propozim-ligjin, i cili për momentin është në fazë të debatit publik, mundësohet që fëmijët e të huajve të cilët kanë lindur në Greqi të mund të marrin shtetësi greke.
Kusht për marrjen e së drejtës së shtetësisë është që në momentin e dorëzimit të kërkesës, fëmijët të mësojnë në shkollë greke, thekson “Ta Nea”.