☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,408 ▲0.74%
DOW 49,854 ▲0.99%
NASDAQ 26,147 ▲1.07%
NAFTA 97.97 ▼5.93%
ARI 4,536 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,329 ▲ +0.53% ETH $2,135 ▲ +0.68% XRP $1.3729 ▲ +0.04% SOL $86.4300 ▲ +1.93%
S&P 500 7,408 ▲0.74 % DOW 49,854 ▲0.99 % NASDAQ 26,147 ▲1.07 % NAFTA 97.97 ▼5.93 % ARI 4,536 ▲0.55 % S&P 500 7,408 ▲0.74 % DOW 49,854 ▲0.99 % NASDAQ 26,147 ▲1.07 % NAFTA 97.97 ▼5.93 % ARI 4,536 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Politika

Tabaku nga Gjermania: Integrimi europian është i vetmi proces që mund të ndryshojë Shqipërinë

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht një nga zërat më aktivë për integrimin europian, Jorida Tabaku, ka përmbyllur një vizitë tre ditore në Gjermani me ftesë të qeverisë gjermane, ku zhvilloi takime në Ministrinë e Jashtme gjermane, në Bundestag, në Kancelari si dhe me përfaqësues të biznesit dhe politikës gjermane.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se gjatë diskutimeve fokusi kryesor ka qenë procesi i integrimit europian, sfidat që hasin qytetarët shqiptarë dhe pengesat me të cilat përballen bizneset në Shqipëri.

Sipas saj, problematika kryesore mbetet mungesa e sigurisë ligjore, zbatimi i dobët i ligjit dhe korrupsioni, çështje që ndikojnë drejtpërdrejt si tek investimet e huaja ashtu edhe tek cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë.

“Problemet kryesore që hasin shqiptarët dhe bizneset lidhen me ligjin, me zbatimin e ligjit dhe me luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Tabaku.

Deputetja demokrate vlerësoi gjithashtu rolin e Gjermanisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar Berlinin si mbështetësen kryesore të këtij procesi dhe motorin e Procesit të Berlinit.

“Gjermania ka qenë mbrojtësja kryesore e këtij procesi dhe shtytësja kryesore e Procesit të Berlinit, duke e bërë këtë për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, deklaroi ajo.

Tabaku nënvizoi se integrimi europian nuk është thjesht një debat politik, por një proces që prek drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe të ardhmen ekonomike të vendit.

“Procesi i integrimit është i vetmi proces që do ta ndryshojë Shqipërinë”, tha Tabaku.

Gjatë vizitës në Gjermani, ajo zhvilloi takime edhe me Komisionin për Politikën e Jashtme dhe Çështjet Europiane në Bundestag, shoqata biznesi dhe përfaqësues të rëndësishëm gjermanë, ku u diskutua mbi potencialin ekonomik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë në një Europë që po ndryshon shpejt.

Sipas Tabakut, Shqipëria mund të shndërrohet në një partner serioz për investimet dhe industrinë europiane, por kjo kërkon reforma reale, ekonomi tregu funksionale, konkurrencë të ndershme dhe institucione që funksionojnë për qytetarët dhe sipërmarrjen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.