☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 11 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 71.51 ▲0.14%
ARI 4,129 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $64,228 ▼ -0.36% ETH $1,801 ▼ -0.1% XRP $1.1090 ▼ -0.23% SOL $78.1200 ▼ -1.56%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 71.51 ▲0.14 % ARI 4,129 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8520 EUR/CHF 0.9227 EUR/ALL 93.9711 EUR/MKD 61.6370 EUR/RSD 117.3804 EUR/TRY 53.6595 EUR/JPY 184.78 EUR/CAD 1.6169
11 Jul 2026
Breaking
Politika

Tabaku: Rritja ekonomike nuk po shkon te qytetarët, pensionistët po varfërohen

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish për situatën e pensioneve në Shqipëri, duke theksuar se rritja ekonomike e propaganduar nga qeveria nuk po shkon te qytetarët, por po përqendrohet te një pakicë e privilegjuar. Sipas Tabakut, pensionistët janë prova më e qartë se ekonomia shqiptare nuk po prodhon mirëqenie për shumicën.

“Qeveria pretendon se nga viti 2021 deri në vitin 2025 ekonomia është zgjeruar me mbi 24%. Por gjatë së njëjtës periudhë pensionet nuk kanë ndjekur rritjen ekonomike, ndërsa çmimet dhe kostot e jetesës janë rritur vazhdimisht. Pyetja është e thjeshtë: kush përfiton nga kjo rritje ekonomike?”, shkruan Tabaku.

Ajo thekson se sot 27% e popullsisë në moshë pensioni po shtyhet drejt kufirit të varfërisë ekstreme, ndërsa pensioni mesatar i pensionistëve të rinj ka rënë në vetëm 16 mijë lekë në muaj. Rreth 55% e 641 mijë pensionistëve marrin mesatarisht vetëm 13,500 lekë në muaj, një shumë që nuk mbulon as nevojat më elementare të jetesës.

Për Tabakun, këto shifra tregojnë se rritja ekonomike nuk po përkthehet në pensione më të larta, në më shumë siguri apo në një jetë më dinjitoze për të moshuarit. Përkundrazi, ndërsa ekonomia rritet në statistikat e qeverisë, pensionistët humbasin fuqinë blerëse dhe detyrohen të luftojnë çdo muaj vetëm për mbijetesë.

Sipas deputetes demokrate, ky është rezultati i një sistemi që u merr shumicës për të mbrojtur pakicën. Një sistem ku fondet, privilegjet dhe përfitimet ekonomike përqendrohen te një grup i vogël, ndërsa pensionistëve u ofrohen indeksime minimale, të paraqitura si dhurata të qeverisë.

“Ekonomia mund të rritet në letrat e qeverisë, por pensionet bien, çmimet rriten dhe familjet varfërohen”, thekson Tabaku.

Ajo nënvizon se një ekonomi që nuk i shpërblen njerëzit për punën dhe kontributet e një jete të tërë nuk është ekonomi në shërbim të qytetarëve. Është ekonomi e pakicës, ndërsa faturën e saj e paguajnë pensionistët dhe familjet shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.