☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,711 ▼0.42%
DOW 52,267 ▼0.4%
NASDAQ 26,184 ▼1.38%
NAFTA 101.43 ▼1.31%
ARI 4,034 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,138 ▲ +0.67% ETH $2,352 ▲ +0.74% XRP $1.2978 ▼ -1.14% SOL $101.7400 ▲ +0.7%
S&P 500 7,711 ▼0.42 % DOW 52,267 ▼0.4 % NASDAQ 26,184 ▼1.38 % NAFTA 101.43 ▼1.31 % ARI 4,034 ▼0.44 % S&P 500 7,711 ▼0.42 % DOW 52,267 ▼0.4 % NASDAQ 26,184 ▼1.38 % NAFTA 101.43 ▼1.31 % ARI 4,034 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Tahiri”, Çuçi: Prokuroria të hetojë, por jo arrestim. Halimi: Kuvendi s’mund të vlerësojë provat

Të mërkurën Kuvendi do të votojë dy raporte në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit, Saimir Tahiri. Deputeti Blendi Çuçi konfirmoi mbrëmë në Top Story se grupi socialist do të dalë me kërkesën e tij, që i ndalon arrestimin Prokurorisë.

Çuçi thotë se kjo nuk pengon punën hetimore të prokurorëve. “Ne do t’i propozojmë Kuvendit nesër që t’i japim çdo kërkesë Prokurorisë, me përjashtim arrestimin”, tha ai. Por, Eduard Halimi nga Partia Demokratike përsëriti akuzat se, sipas tij, mazhoranca po pengon punën e Prokurorisë.

“Tahiri është në një pozitë të keqe dhe Rama në një pozitë tërësisht të vështirë për ta mbrojtur. Rama e di shumë mirë që janë të paktën 1800 faqe që provojnë dyshimin e arsyeshëm në hapësirë dhe kohë të përfshirjes së Tahirit. Deklaratat e Ramës shembin në themel shtetin ligjor”, deklaroi ai. Sipas Halimit, as qeveria dhe as Kuvendi nuk kanë të drejtë që të japin vlerësim mbi provat e prokurorisë. “Kanë zero kompetencë ligjore për ta bërë këtë. Por, Rama ka frikë nga precedenti rumun dhe precedenti kroat”, u shpreh Halimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.