☁️
Tiranë 15°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,823 ▲0.6%
DOW 48,154 ▲0.51%
NASDAQ 22,811 ▲0.78%
NAFTA 99.02 ▲4.88%
ARI 4,810 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,268 ▲ +1.25% ETH $2,223 ▲ +0.31% XRP $1.3567 ▲ +0.04% SOL $84.0300 ▲ +0.77%
S&P 500 6,823 ▲0.6 % DOW 48,154 ▲0.51 % NASDAQ 22,811 ▲0.78 % NAFTA 99.02 ▲4.88 % ARI 4,810 ▲0.69 % S&P 500 6,823 ▲0.6 % DOW 48,154 ▲0.51 % NASDAQ 22,811 ▲0.78 % NAFTA 99.02 ▲4.88 % ARI 4,810 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tahiri-Nishanit: Dekreto ligjin për Sigurinë publike!

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri lëshoi një apel të fortë për Presidentin Nishani, për të dekretuar ligjin e miratuar pak javë më parë nga parlamenti, për Sigurinë Publike.

Kjo pas sinjaleve se Kreu i Shtetit po nguron të hedhë firmën mbi ligj.

“Është një ligj që u kundërshtua nga opozita. Është një ligj për të cilin po i bëhet thirrje Presidentit të Republikës të mos e dekretojë. Unë dua të shfrytëzojë rastin për të ngritur edhe një herë nivelin e vetëdijes dhe ndërgjegjes institucionale mbi të gjitha, po dhe shoqërore dhe për të kuptuar që për të qenë më të sigurtë na duhet të lëshojmë pak liria jonë, qoftë edhe nga privatësia jonë, po të doni”, tha Tahiri i pyetur nga mediat.

Ai kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve, që për çështje të sigurisë të lëshojnë pak nga vetja.

“Unë preferoj të kemi një shkollë fëmijësh shumë më të sigurtë qoftë të pajisur edhe me kamera  se sa të dëgjojë ata që dalin dhe kundërshtojnë dhe bëjnë thirrje Presidentit të Republikës të mos dekretojë ligjin apo opozitën që nuk e voton ligjin, që thotë:  jo nuk na duhen kamerat, se kemi merak se na filmohen kalamajtë’.

“Unë preferoj që kalamajtë të jenë të sigurt se sa mos të jenë të sigurt, por të jenë të pa filmuar”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.