Tahiri prezanton uniformat e reja të policisë: Gjetëm një polici të varfër, rritëm pagat 20 %
Minstri i Brendshëm, Samir Tahir ka prezantuar uniformat e reja të policisë së Shtetit. Në prezencë të kryeministri Edi Rama, Tahiri ka theksuar se policia ishte e kandandisur si mos më keq. Por, gjërat kanë ndryshuar sipas Tahirit, ku përveç investimeve në infrastrukturë, është investuar për të rritur nivelin arsimuar.
“Sa më shumë dinjitet duhet aq më shumë punë duhet. Përpos mungesë së buxhetit dhe infrastrukturës, punonjësi nuk kishte mundësi të ndihej rehat me rrobat me veta. Uniformë quhej dhe ashtu duhej të ishte, por në vërtetë nuk ishte uniformë. Nga sot do të kemi uniforma të reja dhe cilësore për mbi 9 mijë forca policore. Sot është policia më e edukuar. Gjetëm një polici të varfër. Kjo qeveri rriti pagat me 20.’, u shpreh Tahiri.