🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 81.01 ▼1.73%
ARI 3,578 ▼2.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,887 ▼ -3.08% ETH $1,751 ▼ -3.06% XRP $0.9618 ▼ -2.14% SOL $72.0200 ▼ -3.38%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 81.01 ▼1.73 % ARI 3,578 ▼2.92 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 81.01 ▼1.73 % ARI 3,578 ▼2.92 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Arte

Takim letrar mbi librin “Kuq e Zi” në kuadër të aktiviteteve të “Nëntorit të Kuq”

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit zhvilloi takimin letrar “Kuq e Zi”, me temë “Kur letërsia takon historinë”.

Aktiviteti u zhvillua në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Aktiviteti bëri bashkë fëmijë, prindër dhe përfaqësues të botës së letrave, duke vendosur në qendër librin “Kuq e Zi” të autores Rovena Rrozhani. Në takim ishte e pranishme edhe shkrimtarja Adelina Mamaqi, një prej emrave të njohur të letërsisë shqipe për fëmijë, librat e së cilës kanë shoqëruar breza të tërë lexuesish.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Arta Marku, theksoi rëndësinë e ndërthurjes së letërsisë me historinë dhe kujtesën kombëtare, duke vënë në dukje se aktiviteti bashkonte krijimtarinë e autores, tematikën historike të librit dhe mjedisin arkivor, si hapësirë që ruan dokumentet dhe dëshmitë e së kaluarës.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj, i ftoi pjesëmarrësit të njiheshin nga afër me Muzeun Arkivor, duke e zgjeruar përvojën e takimit përtej diskutimit letrar.

Aktiviteti, i organizuar dhe moderuar nga Jerida Sakaj, nisi me prezantimin e një materiali audiovizual kushtuar librit, për të vijuar me bashkëbisedimin me autoren Rovena Rrozhani, komentet e Adelina Mamaqit dhe interpretimet e lexueseve të pranishme. Një prej poezive të librit, e përshtatur në formë kënge, solli një moment të veçantë artistik, ndërsa pyetjet dhe ndërveprimi me fëmijët e kthyen takimin në një përvojë të gjallë komunikimi dhe zbulimi.

Përmes librit “Kuq e Zi”, historia dhe tematika kombëtare u afruan me lexuesit e vegjël nëpërmjet gjuhës së letërsisë, duke nxitur interesin për të kaluarën dhe rëndësinë e kujtesës historike.

Takimi u përmbyll me vizitën në Muzeun Arkivor të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin me një tjetër dimension të historisë, atë që ruhet përmes dokumenteve dhe dëshmive arkivore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.