Tanket gjermane, në ofensivën turke ndaj kurdëve
Ndërkohë që debatet në Gjermani janë ndezur vetëm dy javë pasi ministrat e jashtëm të të dyja vendeve premtuan se do të përmirësonin marrëdhëniet dypalëshe.
Marrëdhëniet mes dy vendeve anëtare të NATO-s janë përkeqësuar në mënyrë dramatike vitet e fundit. Sipas raporteve, të premten, Berlini po përgatitej të miratonte një kërkesë nga Turqia që prodhuesi gjerman i armatimeve Rheinmetall, të rishikonte tanket e tij “Leopard 2” për t’i bërë më pak vulnerabël ndaj shpërthimeve.
Tanket mendohet se janë përdorur nga Turqia edhe kundër grupit shteti islamik në Siri. Sidoqoftë, ekspertët e mbrojtjes kanë pretenduar në mediat germane se imazhet e fundit nga operacioni dega e ullirit, i nisur nga Turqia, tregon se tanket po përdoren kundër grupeve kurde.
Politikanë nga të dyja anët e spektrit politik kanë folur kundër rishikimit të marrëveshjes dhe i kërkuan qeverisë të qartësojë pozicionin e saj mbi ofensivën turke në rajonin Afrin në Sirinë veriore.