☁️
Tiranë 34°C · Vranët 26 June 2026
S&P 500 7,357 ▼0.01%
DOW 51,921 ▲0.14%
NASDAQ 25,359 ▼0.46%
NAFTA 69.62 ▼3.2%
ARI 4,072 ▲0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $59,015 ▼ -3.73% ETH $1,533 ▼ -6.38% XRP $1.0183 ▼ -5.28% SOL $68.7500 ▲ +0.66%
S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 69.62 ▼3.2 % ARI 4,072 ▲0.59 % S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 69.62 ▼3.2 % ARI 4,072 ▲0.59 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
26 Jun 2026
Breaking
Politika

Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK

Studiuesi Auron Tare ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Thimi Samarxhiu lidhur me zhvillimet e protestës në Tiranë. Tare ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama mbi Dritan Goxhajn. Sipas tij, nuk ka rëndësi nëse ai ka qenë me UÇK-në; për studiuesin, e rëndësishme është që vëmendja të jetë te kërkesat.

“Skenari apo dëshira ime do të ishte krijimi i një shteti i cili është zot i vendit të tij. Pra, jo një shtet i cili shkon sipas interesave të çastit, njëherë me këtë, njëherë me atë, jep lëshime këtij, atij, bën këtë, bën atë, por një zot sovran i këtij shteti. Vetëm ashtu respektohesh.

Të gjithë të tjerët Europa, Amerika, Izraeli, Turqia të respektojnë nëse je i zoti i vendit tënd dhe bën gjëra për interesin e vendit tënd.

Ne, apo shteti ynë, a punon për interesat e këtyre të rinjve që kanë dalë aty në bulevard? Kjo është pyetja. A punon? Apo punon shteti për interesat e të tjerëve? Jep këtu, lësho atje, hidh refugjatët këtu, sa i teket dikujt, hap kampin e MEK-ut. Deri në vitin 2013, MEK-u ka qenë organizatë terroriste. E morën dhe e hodhën këtu, sepse s’e do njëri-tjetri. Hap kampet në Shëngjin se i do Italia, bëj varrezat se i do Greqia. Prandaj ky vend është pa bosht. Prandaj ata njerëz protestojnë; duan dinjitet, duan një vend i cili merr vendime për vendin e tyre, jo t’ia marrin të tjerët vendimet.

Unë nuk besoj se është Rama që kam njohur unë. Është një Rama tjetër.

Pra, zhvendos vëmendjen nga çështjet kryesore. Çështja kryesore është bulevardi, kërkesat. Këto janë çështjet kryesore. Pastaj, a ka qenë Dritani me UÇK-në apo jo, s’ka rëndësi fare. Njerëzit të cilët e njohin Dritanin, siç jam edhe unë, e dinë që ka qenë. Por kjo është një histori shumë e largët dhe i takon Dritanit të dalë dhe të mbrojë veten e tij për gjërat për të cilat mund ta kenë akuzuar.

Por vëmendja është te bulevardi. Pra, është klasike zhvendosja e vëmendjes. Nuk është se ka ndonjë gjë të çuditshme; thjesht, për një moment njerëzit ranë në atë kurth, por vazhdojnë, mendoj unë, t’i rikthehen debatit të rëndësishëm, që është bulevardi, kërkesat, klasa politike të ikë në shtëpi e të tjera, e të tjera. Ndërsa Dritani vazhdon jetën e tij, është i lirë, domethënë merr pjesë në protestë, s’ka asgjë të keqe.”-tha Tare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.