☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.82 ▲0.28%
ARI 4,150 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,954 ▼ -0.88% ETH $2,404 ▼ -1.05% XRP $1.3056 ▼ -0.47% SOL $104.8700 ▼ -0.72%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.82 ▲0.28 % ARI 4,150 ▼0.24 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.82 ▲0.28 % ARI 4,150 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Sporti

Taremi në sulm: Tensioni i krijuar përreth Iranit minon mesazhin e FIFA-s!

“Jemi këtu për të luajtur futboll. Jemi këtu për të përfaqësuar popullin iranian: iranianët në vendin tonë dhe ata të diasporës. Nuk jemi njerëz të politikës, futbolli është i ndarë nga politika”, – ka thënë në konferencën e shtypit në Los Angeles trajneri i Iranit, Amir Ghalenoei.

Irani do të ndeshet me Zelandën e Re në sfondin e tensionit mes Teheranit dhe Washingtonit. Trajneri ka pohuar se skuadra respekton “çdo qytetar iranian”, fraza domethënëse, duke ditur që në Los Angeles jetojnë rreth 500 mijë persona me origjinë iraniane.

Spostimi nga Arizona në Tijuana, Meksikë, i vendosur pas përshkallëzimit ushtarak të muajve të fundit, ka pasur pasoja në përgatitjet e Iranit. “Ka pasur impakt, por duam të falënderojmë popullin meksikan. Jemi mësuar t’i shndërrojmë vështirësitë në mundësi”, – ka shtuar trajneri i Iranit.

Në krah të tij në konferencë shtypi ishte sulmuesi Mehdi Taremi, i cili pranoi se ka ndjerë shumë tension me mbërritjen në SHBA: “Tensioni nuk ka goditur vetëm Iranin dhe jo vetëm lojtarët, por edhe arbitrat. Shumë vende kanë pasur problem me vizat, – ka theksuar Taremi në konferencë. – Ky tension minon mesazhin e FIFA-s, që duhet të promovojë paqen dhe gëzimin”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.