☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $60,011 ▲ +0.97% ETH $1,663 ▲ +0.84% XRP $0.9465 ▲ +0.9% SOL $72.1000 ▲ +2.31%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Të burgosurit pa vaksinim kundër gripit sezonal

Sipas Avokatit të Popullit, në asnjë burg të vendit nuk kryhet vaksinim i rregullt kundër gripit sezonal apo sëmundjeve infektive, ndërsa në Idrizovë një mjek i vetëm kujdeset për 691 të burgosur.

Personat e privuar nga liria në burgjet e vendit nuk vaksinohen kundër gripit sezonal. Siç njofton Alsat, mungesa e kuadrove mjekësore dhe mbipopullimi, sidomos në burgun e Idrizovës, bëjnë që të burgosurit të mos kenë kushte të duhura për mbrojtje shëndetësore, ndërsa rreziku më i madh për ta mbetet pikërisht gripi stinor.

Nga institucioni i Avokatit të Popullit thonë se deri te ta nuk kanë arritur parashtresa nga të burgosur që ankohen për moszbatimin e vaksinimit, por hulumtimi i fundit i realizuar në të gjitha burgjet e shtetit ka konstatuar se në asnjë burg nuk kryhet vaksinim i rregullt, as për mbrojtje nga sëmundjet infektive e as nga gripi sezonal.

Këtë vit, siç raporton Alsat, janë parashtruar 38 ankesa nga familjarët e personave të privuar nga liria, të cilët ankohen se të afërmit e tyre nuk kanë marrë ndihmë mjekësore.

Avokati i Popullit kërkon që Ministria e Shëndetësisë të përcaktojë një paketë minimale të aktiviteteve parandaluese për personat e privuar nga liria: vlerësim të rrezikut dhe skrining gjatë pranimit, vaksinim në përputhje me statusin e vaksinimit dhe rrezikun, kontrolle periodike parandaluese sipas moshës dhe profilit shëndetësor, si dhe ndjekje të rregullt të personave me sëmundje kronike.

Sipas raportit të fundit të Avokatit të Popullit, në burgun e Idrizovës një mjek i vetëm kujdeset për 691 persona, ndërsa për 461 të burgosur kujdeset vetëm një infermier. Shqetësuese mbetet edhe mungesa e kujdesit për të burgosurit me sëmundje kronike si diabeti, tensioni apo astma, si dhe për personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.