☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $60,011 ▲ +0.97% ETH $1,663 ▲ +0.84% XRP $0.9465 ▲ +0.9% SOL $72.1000 ▲ +2.31%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Bota

MIANMAR – 50 viktima pas sulmeve ajrore

NAYPYIDAW (Mianmar), 29 nëntor /ATSH-AFP/ – Sulmet ajrore në Mianmar, që synuan një dasmë dhe një treg, ndër të tjera, vranë rreth 50 persona këtë fundjavë, raportuan sot dëshmitarë të ndryshëm.

Një sulm në një fshat në distriktin Moe Bye, në kufirin midis shtetit Shan dhe shtetit Kayah (Mianmari lindor), vrau 21 persona, sipas kreut të një organizate humanitare lokale.

Një dëshmitar tjetër raportoi 17 vdekje.

Mianmari është përfshirë nga lufta civile që kur një grusht shteti rrëzoi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi në vitin 2021.

Sipas OJQ-së ACLED, më shumë se 100 000 njerëz janë vrarë nga të gjitha palët.

Një tjetër bombardim në Mrauk-U, në shtetin perëndimor Rakhine, vrau 29 persona të shtunën, sipas Maung Oo, kreu i një organizate funerale.

Një sulm goditi 10 civilë në një treg, dhe një sulm i dytë vrau 19 të tjerë, pretendoi ai të dielën, duke akuzuar ushtrinë se kishte synuar civilët.

Nuk ishte e mundur të kontaktohej ushtria për të komentuar mbi sulmet.

Ndërtesa prej druri dhe tullash u rrafshuan në Mrauk-U, mbeturinat e djegura ishin të shpërndara në tokë dhe banorët qëndronin në buzë të një krateri bombe, sipas videove nga vendi i ngjarjes.

Kyawt Aye Sein, 25 vjeçe, tha se burri i saj, i vrarë në një nga sulmet ajrore, e detyroi atë dhe djalin e saj të iknin, ndërsa një familje me gjashtë anëtarë “vdiq menjëherë” kur një aeroplan hodhi një bombë në shtëpinë e tyre.

Sulmet e së shtunës pasuan sulmin e së enjtes në rajonin Magway, i cili, sipas të vetëshpallurës “Qeveri e Unitetit Kombëtar” në mërgim, la 20 civilë dhe nëntë anëtarë të Forcave të Mbrojtjes Popullore (PDF), një grup rebel, të vdekur në një shkollë dhe një manastir.

PDF janë luftëtarë pro demokracisë që morën armët pas grushtit të shtetit dhe janë aleatë me grupe etnike të armatosura që veprojnë në periferi të vendit.

Transmetuesi shtetëror birmanez MRTV raportoi të dielën se ushtria kishte synuar një ceremoni diplomimi për anëtarët e PDF dhe se të vrarët ishin anëtarë të këtij fraksioni rebel, jo civilë./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.