☁️
Tiranë 37°C · Vranët 29 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 70.11 ▲1.27%
ARI 4,062 ▼0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
₿ CRYPTO
BTC $60,002 ▼ -0.21% ETH $1,577 ▼ -0.24% XRP $1.0561 ▲ +0.62% SOL $73.6000 ▲ +2.66%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 70.11 ▲1.27 % ARI 4,062 ▼0.85 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 70.11 ▲1.27 % ARI 4,062 ▼0.85 %
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
29 Jun 2026
Breaking
Kosova

Të dielën protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, Gucati fton mërgatën t’i bashkohet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se më 5 korrik, duke filluar nga ora 18:00, do të mbahet një protestë në Zarë të Kroacisë, me moton “Liri për Çlirimtarët”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media tha se protesta organizohet nga shqiptarët dhe kroatët në Kroaci, në kohën kur procesi gjyqësor në Hagë po i afrohet fundit.

“Konferenca ka të bëjë me protestën e radhës e cila do të mbahet në Zarë të Kroacisë, ‘Liri për Çlirimtarët’. Ne e dimë që jemi në fund të procesit në Hagë dhe shpresojmë që gjithçka të jetë në favorin tonë”, u shpreh Gucati.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci, si dhe mërgatës që ndodhet atje gjatë pushimeve verore, t’i bashkohet protestës.

“Do t’u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që jetojnë, punojnë e veprojnë në shtetin kroat, por edhe mërgatës që ndodhet në pushime në Kroaci, që më 5 korrik, në ora 18:00, t’i bashkëngjiten protestës ‘Liri për Çlirimtarët’”, tha ai.

Sipas Gucatit, protesta do të mbahet në një park në Zarë dhe pritet të mbështetet edhe nga komuniteti arbëresh që jeton në këtë qytet.

Në fund, ai shprehu shpresën se kjo do të jetë protesta e fundit, me besimin se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen së shpejti në Kosovë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.