🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,054 ▲ +0.2% ETH $2,504 ▲ +0.21% XRP $1.3925 ▼ -0.9% SOL $109.5300 ▼ -0.27%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Politika

“Të kam zili, je rehat!”- Kryeministri Rama zbulon çfarë do të bëjë pasi të lërë detyrën: Do u them stop rrjeteve

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij të përjavshëm “Flasim”, sot më 11 tetor kishte të ftuar dy sipërmarrës, të cilët kanë hapur biznese në Shqipëri, pasi kanë punuar për vite me radhë jashtë shtetit.

Një nga sipërmarrësit, që ka ngritur biznese në Malësinë e Madhe i tha kryeministrit Edi Rama se ka sukses në këtë fushë, por se nuk merret shumë me rrjetet sociale.

Menjëherë iu përgjigj kreu i qeverisë. Kryeministri i tha sipërmarrësit se e ka zili për këtë pjesë. Ndërsa, zbuloi se pasi të lërë detyrën si kryeministër, do qëndrojë larg rrjeteve sociale.

Sipërmarrësi: Unë nuk e përdor shumë internetin. Kjo, sepse edhe kështu jam mësuar prej kohësh. Kam pasur biznes që më 1996. Mirëpo tani, po përpiqem të bëj më tepër reklamë. Te kampi, vetë turistët bëjnë shumë reklamë. Komunikojnë me njëri-tjetrin.

Kryeministri Rama: Unë di të them diçka. Dakord për pjesën e punës diçka e humbet, por e di sesa rehat je nga trutë e kokës, kur nuk ke rrjete sociale. Je shumë rehat, të kam shumë zili. Një nga gjërat që unë do të bëj kur të mos jem kryeministër, do jem “stop” me rrjetet sociale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.