Vodhi kasafortën me 6 mln lekë në dyqanin e rrobave, arrestohet 46-vjeçari në Kavajë
Një 46-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi dyshohet se ka vjedhur një kasafortë me rreth 600 mijë lekë dhe 6 aparate celularë në një dyqan rrobash në lagjen nr. 3 të qytetit.
Ngjarja është denoncuar më 8 tetor 2026 nga menaxherja e dyqanit, e cila ka njoftuar Policinë se vjedhja ishte kryer gjatë natës.
Pas veprimeve hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë identifikuan autorët e dyshuar. Në vijim të operacionit, u arrestua shtetasi M. L., 46 vjeç, banues në Kavajë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi kasafortën e vjedhur, brenda së cilës ndodhej edhe një sasi parash.
Ndërkohë, është identifikuar edhe bashkëpunëtori i dyshuar, shtetasi A. S., 30 vjeç, banues në Kavajë, i cili është shpallur në kërkim. Policia vijon punën për kapjen e tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.