☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,683 ▲0.78%
DOW 52,334 ▲0.23%
NASDAQ 26,228 ▲1.05%
NAFTA 101.93 ▼1.3%
ARI 4,035 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,312 ▼ -0.5% ETH $2,326 ▼ -1.22% XRP $1.2988 ▼ -0.22% SOL $101.2700 ▼ -0.53%
S&P 500 7,683 ▲0.78 % DOW 52,334 ▲0.23 % NASDAQ 26,228 ▲1.05 % NAFTA 101.93 ▼1.3 % ARI 4,035 ▲0.68 % S&P 500 7,683 ▲0.78 % DOW 52,334 ▲0.23 % NASDAQ 26,228 ▲1.05 % NAFTA 101.93 ▼1.3 % ARI 4,035 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kosova

Anita Muçaj kërkon nga avokatja e Arlinda Zekajt të tregojë kush është personi me mbiemrin Haradinaj që përmendet në kërcënimet ndaj viktimës

Anita Muçaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar nga avokatja e viktimës, Adelina Hoxha, që të sqarojë publikisht identitetin e personit me mbiemrin Haradinaj, i cili, sipas deklarimeve të avokates, është përmendur në kontekstin e kërcënimeve ndaj viktimës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Muçaj ka shprehur dhimbjen për vrasjen e Zekajt, duke theksuar se viktima ishte një grua dhe nënë që kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet shtetërore.

“Si anëtare e familjes Haradinaj, bashkëndjej dhimbjen e madhe nga vrasja makabre dhe shokuese e një nëne dhe një gruaje që kërkonte mbrojtje shtetërore, të ndjerës Arlinda Zekaj”, ka shkruar Muçaj.

Ajo ka shprehur shqetësimin për, siç pretendon, keqpërdorimin e mbiemrit Haradinaj nga persona të ndryshëm për të frikësuar dhe kërcënuar qytetarët.

“Nuk është hera e parë që njerëz të ndryshëm, keqbërës të ndryshëm, keqpërdorin emrin ‘Haradinaj’ për të frikësuar dhe kërcënuar individë e për të përdorur këtë emër si mburojë për krimet e tyre”, ka theksuar ajo.

Muçaj i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë avokates Adelina Hoxha që të identifikojë personin për të cilin ka folur, duke kërkuar që informacionet përkatëse t’u paraqiten edhe organeve hetimore.

“Kërkoj nga avokatja Adelina Hoxha që konkretisht të deklarojë publikisht dhe pranë organeve hetimore se kush është me emër ai Haradinaj, në emër të të cilit apo të cilëve ka kërcënuar vrasësi i Arlinda Zekajt, e jo ta turbullojë ujin me një fjalë të tillë të ndjeshme, pasi mbiemrin Haradinaj e kam edhe unë, edhe fëmijët e mi, edhe qindra anëtarë të familjes Haradinaj”, ka shkruar Muçaj.

Ajo ka theksuar se mbiemri Haradinaj nuk duhet të përdoret për të mbuluar veprime kriminale apo për të ushtruar presion ndaj qytetarëve.

“Ky është një mbiemër që përfaqëson sakrificën dhe dashurinë për atdhe, respektin ndaj shtetit dhe ligjit, e jo strehë horrash e kriminelësh”, ka përfunduar Muçaj.

Reagimi i saj vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe kërkesa për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, përfshirë pretendimet për kërcënime të mëhershme ndaj viktimës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.