U mbajt seminari për trajnerët e futbollit me temën “Taktika-faza e mbrojtjes
Shoqata e Trajnerëve të Futbollit e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës organizoi sot në selinë e FFK-së në Prishtinë seminarin njëditor për trajnerët e futbollit, me qëllim të avancimit të njohurive, zhvillimit profesional dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e taktikës së lojës.
Seminari u zhvillua nën udhëheqjen e ekspertit të futbollit, prof. Astrit Maçi, me asistent Sylejman Mema, të cilët trajtuan temën “Taktika –faza e mbrojtjes”, duke ofruar njohuri teorike dhe praktike mbi organizimin defensiv, parimet taktike dhe mënyrat e zbatimit të tyre në lojën moderne të futbollit.
Programi u realizua në dy pjesë, teorike dhe praktike, duke u mundësuar trajnerëve pjesëmarrës të thellojnë njohuritë e tyre dhe të diskutojnë mbi situata konkrete të lojës.
Në seminar morën pjesë trajnerë nga Albi Mall Superliga e Kosovës, Raiffeisen Liga e Parë dhe kategori të tjera të futbollit vendor.



