Kreu i AKEP Ilir Zela i ka bërë një apel publik ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pasi është përballur me një problem jetik. Në një status në “Facebook”, Zela tregon se çfarë i ka ndodhur kur ka dashur të aplikojë për pasaportë. Nga njëra zyrë në tjetrën dhe më pas i është thënë se pasaporta e re nuk mund të bëhet pa dëmtuar të vjetrën, çka i pamundëson lëvizjet jashtë vendit duke i kushtëzuar aktivitetin. Ai i bën thirrje ministrit të Brendshëm t’i japë fund këtij poshtërimi me të cilin përballet çdo shqiptar.
STATUSI I PLOTË
I nderuar ministër Sandër Lleshaj. Po ju shkruaj publikisht me lutjen për t’u marrë seriozisht me dhënien fund të poshtërimit të qytetarëve shqiptarë sa herë bëjnë një aplikim për pasaportë.
Sot u paraqita për aplikim në pikën pranë njësisë 2 dhe aty nuk kishte shërbim.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.