☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 79.55 ▼0.06%
ARI 4,038 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,099 ▼ -0.89% ETH $1,886 ▲ +0.33% XRP $1.1054 ▼ -0.28% SOL $76.1000 ▼ -1.76%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.55 ▼0.06 % ARI 4,038 ▼0.35 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.55 ▼0.06 % ARI 4,038 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Politika

“Të pezullohen ndërtimet gjatë sezonit turistik”, Balla: Yjet e hoteleve, jo me vetëshpallje të pronarëve

Kuvendi ka miratuar që të kalojë me procedurë të përshpejtuar projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për Turizmin”, i cili synon përmirësimin e standardeve të sektorit turistik dhe garantimin e një sezoni më cilësor për pushuesit.

Kërkesa për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar u mbështet nga 76 deputetë, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me pezullimin e punimeve të ndërtimit gjatë kulmit të sezonit turistik në zonat bregdetare.

Sipas Ballës, vijimi i punimeve pranë hoteleve dhe strukturave akomoduese gjatë muajve të verës ka krijuar shqetësime të vazhdueshme për turistët dhe operatorët, duke ndikuar negativisht në cilësinë e pushimeve.

“Ky projektligj sjell adresimin e një shqetësimi lidhur me nevojën për të pezulluar, gjatë kulmit të sezonit turistik, punimet e ndërtimit. Në shumë zona turistike vazhdojnë proceset ndërtimore ngjitur me hotelet, duke pamundësuar pushimin e turistëve. Për këtë arsye kemi propozuar që në projektligjin për turizmin të parashikohet pezullimi i punimeve gjatë sezonit turistik, duke garantuar një zhvillim më të qetë të sezonit dhe një cilësi më të lartë të ofertës turistike në vendin tonë”, tha Balla.

Balla theksoi se projektligji parashikon edhe një sërë masash të tjera për të rritur standardet e sektorit, duke nisur nga kontrolli më i mirë i strukturave akomoduese që në fazën e projektimit dhe pajisjes me leje ndërtimi. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me procesin e kategorizimit të hoteleve. Sipas tij, sistemi i vlerësimit me yje duhet të jetë i standardizuar dhe në përputhje me praktikat më të mira europiane, duke marrë si modele vende si Greqia dhe Kroacia.

“Lidhur me sigurimin e një kuadri më të përditësuar të strukturave akomoduese, parashikohet ndërhyrje që në fazën e projektimit dhe të lejes së ndërtimit të strukturave akomoduese, pasi ka ndodhur që një strukturë të marrë leje si pallat dhe të përfundojë si hotel.

Një tjetër procedurë është edhe kategorizimi, ai që lidhet me yjet, i cili duhet të jetë sipas standardeve më të mira. Duhet të ndjekim eksperiencat më të mira dhe mund të shohim Greqinë dhe Kroacinë për të kuptuar kategorizimin e yjeve. Yjet nuk mund të jenë më vetëshpallje e pronarit të hotelit, por duhet të jenë rezultat i një procesi shumë më të mirë dhe të standardizuar”, tha Balla.

Projektligji parashikon gjithashtu vendosjen e një sistemi elektronik të regjistrimit të klientëve në të gjitha strukturat akomoduese, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Po ashtu, strukturat hoteliere do të kenë detyrimin të disponojnë hapësira të posaçme për administrimin e mbetjeve, ndërsa do të përmirësohet edhe mbledhja e të dhënave statistikore përmes Regjistrit Kombëtar të Turizmit.

“Pjesa tjetër është regjistrimi elektronik i klientëve. Jemi në kohën e duhur që edhe këtë standard të Bashkimit Evropian ta kemi në çdo hotel të Shqipërisë, duke pasur një sistem të integruar të regjistrimit të personave që akomodohen në ato struktura hoteliere. Një tjetër pikë është që strukturat akomoduese hoteliere duhet të kenë një vend të caktuar për administrimin e mbetjeve, si dhe përmirësimi i të dhënave statistikore të nivelit të turizmit në Regjistrin Kombëtar të Turizmit”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.