Të shtëna masive në Afrikën e Jugut, 11 të vdekur, përfshirë një grua shtatzënë
Njëmbëdhjetë persona u vranë dhe tre u plagosën në një të shtënë masive që ndodhi vonë natën në lagjen Kwamakutha të Durbanit, në lindje të Republikës së Afrikës së Jugut.
Të shtënat ndodhën në Kwamakuta, në jug të Durbanit, raportoi kanali televiziv i Afrikës së Jugut eNCA, duke shtuar se një grua shtatzënë ishte midis viktimave.
“Viktimat, përfshirë një grua shtatzënë, ishin mbledhur në një shtëpi të mërkurën pak para orës 23:00 kur persona të armatosur sulmuan vendin e ngjarjes dhe hapën zjarr”, tha kryeministrja e provincës KwaZulu-Natal, Tamsanka Ntuliza, duke shtuar se dy persona i mbijetuan sulmit.
Sipas raportimeve të para, dy sulmues hynë me forcë në apartamentin ku ndodheshin 14 persona dhe hapën zjarr. Gjatë të shtënave, dhjetë persona vdiqën në vend, ndërsa viktima e njëmbëdhjetë ndërroi jetë nga plagët gjatë transportit për në spital.
Përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes, autorët i vunë flakën automjetit të pronarit të shtëpisë.
Sipas një deklarate nga Policia Provinciale e KwaZulu-Natal (KZN), hetimet paraprake treguan se disa nga viktimat ishin nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Inteligjencës së Policisë në lidhje me aktivitete të dyshuara të paligjshme, detajet e të cilave policia nuk mundi të zbulonte.
“Edhe pse motivi i të shtënave nuk është konfirmuar ende, nuk mund të përjashtohet mundësia e konfliktit midis grupeve rivale”, tha policia në një deklaratë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.