🌫️
Tiranë 10°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.73 ▲0.28%
ARI 3,931 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,904 ▲ +1.28% ETH $2,296 ▲ +1.86% XRP $1.2861 ▲ +2.89% SOL $93.8000 ▲ +2.18%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.73 ▲0.28 % ARI 3,931 ▼0.97 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.73 ▲0.28 % ARI 3,931 ▼0.97 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Një incident është regjistruar në Krastë të Krujës ku zjarrfikësit po vijojnë punën për shuarjen e vatrave të zjarrit. Një person ka shtënë dy herë me armë për të paralajmëruar zjarrfikësit që të largohen.

Këta të fundit kanë njoftuar policinë dhe po vazhdojnë me përpjekjet për të izoluar 5 vatrat që ndodhen në disa pika.

Flakët po përhapen të favorizuara nga era, ndërsa në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Krujës, me mbështetje nga Kamza dhe Vora, ndërsa po ndërhyhet nga ajri me 1 helikopter. Ministria e Mbrojtjes thotë se kjo është aktualisht zona ku është përqendruar vëmendja kryesore, pasi zjarri paraqitet me intensitet dhe pranë zonave të banuara.

Gjatë orëve të drekës, zjarri në zonën e Pishë Poros, pranë grykëderdhjes së Vjosës, është riaktivizuar sërish. Edhe mbi Palasë, në malin e Çikës zjarri vijon në terren të thepisur dhe të paaksesueshëm. Në të dy zonat po punohet me 2 avionët “Air Tractor” për shuarjen e flakëve.

Problematike situata paraqitet në Pukë, ku vijojnë të digjen sipërfaqe pyjesh, por nuk ka rrezik për banesat. Ndërkohë, situata në Gojan–Gjegjan është përmirësuar ndjeshëm, me vatrat të izoluara ose të fikura dhe nën mbikëqyrje.

Në dy vatrat e Mirditës, zjarri është aktiv por me intensitet të ulët, ndërsa në Tenë situata paraqitet e stabilizuar. Njëjtë si edhe në Dajt, ku po angazhohet edhe një helikopter për fikjen e plotë të flakëve dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë po sot, është riaktivizuar zjarri në dy vatra në pyll me pisha të dendura në Bulqizë.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, në operacionet e sotme janë angazhuar 213 forca, 10 mjete zjarrfikëse, një ekskavator i rëndë, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

21 vatra zjarri janë shënuar në 24 orët e fundit në të gjithë vendin, ndërsa deri në orën 14:00 të kësaj të diele, 7 vatra mbeten aktive dhe 8 të tjera janë nën mbikëqyrje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.