☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.36 ▼0.86%
ARI 4,127 ▲1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,452 ▲ +3.35% ETH $2,421 ▲ +5.46% XRP $1.3072 ▲ +2.34% SOL $95.8600 ▲ +3.22%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.36 ▼0.86 % ARI 4,127 ▲1.31 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.36 ▼0.86 % ARI 4,127 ▲1.31 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Të shtëna me armë në rrugën e Patokut, arrestohen tre persona dhe shpallet në kërkim një tjetër

Një konflikt mes të afërmish ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti, në rrugën e Patokut. Ngjarja u regjistrua mesditën e djeshme, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Policia ka arrestuar tre persona, familjarë me njëri-tjetrin, të dyshuar për përfshirjen në ngjarje. Në pranga kanë rënë Gj. L., 67 vjeç, djali i tij Gj.(A.) L., 40 vjeç, si dhe E. L., 28 vjeç, kushëri i tyre. Të tre janë banues në Laç.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim V. Gj.(L.), 35 vjeç, djali tjetër i 67-vjeçarit.

Sipas hetimeve paraprake, gjithçka ka nisur pas një konflikti verbal mes të afërmve. Për motive të dobëta, të dyshuarit dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte kushëriri i tyre, shtetasi P. L., 38 vjeç.

Në përpjekje për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, 38-vjeçari ka përplasur automjetin që drejtonte me një tjetër mjet, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti i tij është sekuestruar nga policia si provë materiale.

Uniformat blu vijojnë kërkimet për kapjen e 35-vjeçarit të shpallur në kërkim, ndërsa po punohet edhe për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Lezhës, e cila do të vijojë hetimet për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej personave të përfshirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.