⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.79 ▲2.72%
ARI 4,100 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,960 ▼ -1.8% ETH $2,409 ▼ -1.95% XRP $1.3303 ▼ -1.97% SOL $104.3400 ▼ -2.13%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.79 ▲2.72 % ARI 4,100 ▼1.2 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.79 ▲2.72 % ARI 4,100 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

TEHERAN – Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani raporton sulme ndaj anijeve

TEHERAN, 22 tetor /ATSH-DPA/- Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se disa anje cisternë me naftë kanë marrë flakë në zonën pranë Ngushticës së Hormuzit.

Sipas një deklarate të publikuar sot, Garda Revolucionare tha se katër anje cisternë u sulmuan ndërsa po transferonin naftë në anije të tjera, ndërsa tri anije të tjera goditën mina detare gjatë natës.

Këto pretendime nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga burime të tjera.

Garda Revolucionare e cilësoi sërish të paligjshëm, kalimin e anijeve nëpër ngushticë dhe kërcënoi se do të zgjerojë sulmet kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Forcat e armatosura iraniane, kanë shtuar sulmet ndaj anijeve që lundrojnë në Ngushticën e Hormuzit gjatë javëve të fundit.

Prej disa muajsh, Marina Amerikane po shoqëron anijet civile përgjatë bregdetit të Omanit, në përpjekje për të rifilluar transportin tregtar të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG).

Pasi kalojnë nëpër këtë rrugë detare, anijet cisternë zakonisht transferojnë ngarkesën e tyre te anije të tjera që presin aty pranë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.