🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 97.35 ▼13.81%
ARI 4,828 ▲3.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,484 ▲ +4.36% ETH $2,235 ▲ +6.29% XRP $1.3714 ▲ +4.19% SOL $84.6600 ▲ +6.32%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 97.35 ▼13.81 % ARI 4,828 ▲3.06 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 97.35 ▼13.81 % ARI 4,828 ▲3.06 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Televizioni serb N1 nxjerr blof Vuçiçin

Gazetarja e televizionit serb N1 ka nxjerrë blof presidentin Aleksandër Vuçiç, në një intervistë të tij të fundit teksa iu drejtua: Ju ndryshe u flisni ndërkombëtarëve, ndryshe popullit tuaj. 

Sipas N1, Vuçiç ndryshe foli në CNN dhe ndryshe në një intervistë që dha të martën për televizionin serb Happy Tv. Nëse intervista në CNN ishte e tensionuar dhe jo aq specifike, ndryshe ka ndodhur me gazetarin serb Milomir Mariçin ku Vuçiç ka qenë i relaksuar.

“Ne nuk kemi nevojë për luftëra dhe konflikte me NATO-n, përkundrazi, ne duam të kemi një prani më të madhe të KFOR-it, veçanërisht në veri të Kosovës”, tha Vuçiç për CNN.

“Serbia sigurisht që do të kërkojë llogari nga të gjithë personat që kanë kryer vepra kriminale dhe janë në territorin tonë. Radioicic është në dispozicion edhe është në territorin tonë ku prokuroria do të bëjë punën e saj”, tha presidenti i Serbisë për Amanpour.

Ndërsa gazetarit serb i foli ndryshe: “Problemi i vetëm është se unë nuk dua të marr pjesë në ndjekjen kundër djemve serbë. Ata nuk e kanë bërë këtë sepse janë të këqij dhe sepse janë terroristë, por sepse janë të detyruar”.

N1 ka krahasuar edhe deklaratat e Vuçiç për Novak Gjokoviç që shkroi se “Kosova është zemra e Serbisë”.

“Unë besoj se Novak Gjokoviç e ka thënë nga zemra, 99% e njerëzve në Serbi besojnë në të dhe ne politikanët duhet të jemi pragmatikë dhe racionalë, që do të thotë se duhet të gjejmë zgjidhje përmes negociatave”, tha Vuçiç në CNN.

Ndërsa në televizionin serb ndryshon muzika madje duke relativizuar vrasjen e policit shqiptar Afrim Bunjaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.