🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.22 ▲0.14%
ARI 4,041 ▲2.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,470 ▲ +2.46% ETH $2,327 ▲ +3.29% XRP $1.2812 ▲ +2.32% SOL $93.4200 ▲ +1.88%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.22 ▲0.14 % ARI 4,041 ▲2.56 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.22 ▲0.14 % ARI 4,041 ▲2.56 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Tensione në Kuvend për Ligjin për përfaqësim, Sela dhe Dauti bllokojnë foltoren

Deputetja e Lidhjes së Shqiptarëve, Ilire Dauti, bllokoi foltoren e Kuvendit, pasi më herët kërkoi ndërprerjen e seancës për pyetje parlamentare, me arsyetimin se nuk kishte marrë përgjigje me shkrim nga Qeveria për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Në foltore asaj iu bashkua edhe kryetari i partisë, Ziadin Sela.

“Unë kërkoj, në emër të të gjithë deputetëve, që kjo seancë të ndërpritet, sepse nuk ka kuptim të vazhdohet me pyetjet e tjera. Nuk do të largohem sot nga kjo foltore derisa të marr përgjigje për pyetjen që e parashtrova herën e kaluar dhe për të cilën kryeministri duhej të përgjigjej. Ose dilni këtu dhe jepni përgjigje, ose kjo seancë nuk do të vazhdojë”, tha Ilire Dauti.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, shpalli fillimisht një pauzë prej gjysmë ore për të ulur tensionet, por meqë kjo nuk solli rezultat, dha edhe një pauzë tjetër prej një ore. Paraprakisht në takimin e sotëm me gazetarët, Gashi foli për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë për të cilin tha se Ligji mund të ketë mangësi, por siç shtoi, më mirë të kemi ligj sesa mos të kemi fare. Kryeparlamtari tha se ligjin do ta vendosë në procedurë, atëherë kur ai do të vlerësojë se është moment i përshtatshëm.

“Do ta shfrytëzoj të drejtën time për të vlerësuar dhe vendosur se kur është momenti më i përshtatshëm që ky ligj të hidhet në votim. Dua që qytetarët dhe opozita ta dinë se nuk planifikojmë ta miratojmë fshehurazi. Seanca do të thirret, të gjithë deputetët do të ftohen dhe vendimin do ta marrë seanca plenare. Detyra ime është të vendos se kur është momenti më i mirë për vendimmarrje, ndërsa më pas të gjithë do ta respektojmë vendimin e Kuvendit”, u shpreh Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

Më herët, opozita shqiptare akuzoi se kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, se po e mban peng Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke pritur një moment kur opozita të mos jetë e pranishme në seancë për ta hedhur atë në votim. Opozita ka vërejtjet e saja për këtë ligj, andaj e kundërshton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.