⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 92.30 ▲4.55%
ARI 4,151 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,437 ▼ -1.45% ETH $2,538 ▼ -1.76% XRP $1.3940 ▼ -3.89% SOL $113.0500 ▼ -3.64%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.30 ▲4.55 % ARI 4,151 ▲0.25 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 92.30 ▲4.55 % ARI 4,151 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Kronika

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Vijon që prej orës 09:00 të mëngjesit protesta e qytetarëve dhe opozitës të cilët kundërshtojnë votimin e reformës territoriale në Kuvend.

Disa persona kanë mbetur të lënduar gjatë tensioneve që kanë shoqëruar këtë protestë, si pasojë e hedhjes së sprajit lotsjellës nga ana e policisë.

Gazetarja Lusi Përgjegji raporton se disa prej të lënduarve janë marrë nga ambulancat për t’u dhënë ndihmën e parë.

Përgjegji sqaron se në këtë protestë janë 1200 forca policore të angazhuara për mbarëvajtjen dhe monitorimin, përfshi këtu edhe patrullën e përgjithshme, FNSH dhe forcat “Shqiponja”.

Po ashtu, policia ka vendosur kordone sigurie në çdo hyrje dhe dalje që të çon drejt Kuvendit, aty ku diskutohet pr.ligji për reformën territoriale.

“Nga ana e policisë janë marrë masa strike për mënyrën si deputetët duhet ti drejtohen seancës plenare për të shmangur një përplasje të mundshme me protesuesit jashtë Parlamentit. Janë 1200 forca policore që po merren me monitorimin e protestës, përfshi këtu dhe patrullën e përgjithshme, FNSH dhe “Shqiponjat”. Kanë vendosur kordone sigurie në hyrje-daljet që të çojnë drejt Kuvendit.

Nuk kanë munguar përplasjet me policinë. Protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe flakadanë në drejtim të policisë , nga ana tjetër policia i është përgjigjur duke i qëlluar me spraj që shkakton ndjesinë e djegies kur bie në kontakt me lëkurën.

Ka patur protestues të lënduar nga kjo ndërhyrje e policisë. Është dashur ndërhyrja e ambulancave për t’u dhënë ndihmën e parë protestuesve të lënduar”, deklaroi Përgjegji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.