Artan Gaçi paraqitet në SPAK me avokatin, jep deklarime si person nën hetim
Ish-deputeti i PS Artan Gaçi, bashkëshort i ish-ministres njëherazi deputetes socialiste Olta Xhaçka u paraqitet me avokat në SPAK të enjten.
Mbrojtësi i tij ligjor Gurali Brahimllari tha se Gaçi dha deklarime si person ndaj të cilit zhvillohen hetime por pa specifikuar për çfarë veprash penale dhe çfarë dosje.
Artan Gaçi në të kaluarën është kallëzuar nga ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.