☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,679 ▲0.73%
DOW 52,351 ▲0.26%
NASDAQ 26,201 ▲0.94%
NAFTA 101.85 ▼1.38%
ARI 4,028 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,136 ▼ -0.7% ETH $2,320 ▼ -1.57% XRP $1.2963 ▼ -0.47% SOL $100.6100 ▼ -1.33%
S&P 500 7,679 ▲0.73 % DOW 52,351 ▲0.26 % NASDAQ 26,201 ▲0.94 % NAFTA 101.85 ▼1.38 % ARI 4,028 ▲0.51 % S&P 500 7,679 ▲0.73 % DOW 52,351 ▲0.26 % NASDAQ 26,201 ▲0.94 % NAFTA 101.85 ▼1.38 % ARI 4,028 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Tensionet para Kuvendit, Malaj: Protesta duhet të mbetet paqësore, gjuha denigruese nuk i shërben kauzës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, u shpreh se protesta duhet të vijojë me mjete paqësore dhe qytetare, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë mund të prodhojë rezultate konkrete.

Duke komentuar incidentet e ndodhura pranë Kuvendit, Malaj tha, për “Trialog” në RTSH, se nuk e kishte pritur që protesta të shoqërohej me sulme dhe gjuhë fyese ndaj deputetëve.

Ai theksoi se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari dhe të protestojnë, por jo të cenojnë integritetin e personave apo të përdorin fyerje dhe forma denigruese.

“Çdo qeveri duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve, por edhe protesta duhet të zhvillohet në mënyrë qytetare. Gjuha fyese dhe denigruese nuk i shërben kauzës dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Unë nuk kam të drejtë të fyej apo të godas askënd për bindjet e tij politike. Po ashtu, askush nuk ka të drejtë të përdorë fyerje apo forma denigruese ndaj përfaqësuesve të zgjedhur”, tha ai

Sipas Malajt, nëse protesta zgjedh mekanizmat e duhur dhe ruan karakterin e saj paqësor, do të jetë e mundur të adresohen kërkesat e protestuesve. Në të kundërt, çdo devijim nga kjo frymë, sipas tij, do të dëmtojë kauzën dhe nuk do të sjellë rezultatet e pritshme.

“Nëse protesta zgjedh mekanizmat e duhur, unë kam bindjen se do të kemi çfarë të nxjerrim prej saj. Por nëse devijon nga fryma paqësore dhe përdoren forma që cenojnë integritetin e njerëzve, atëherë nuk do të arrijmë rezultatet që presin protestuesit”, tha Malaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.